Federata e Golfit të Kosovës ka aplikuar për t’u bërë pjesë e Federatës Evropiane
Federata e Golfit të Kosovës edhe zyrtarisht ka aplikuar që të bëhet pjesë e Federatës Evropiane të Golfit dhe pret që kjo të arrihet pas dy muajve.
Lajmin e ka dhënë nënkryetari i kësaj federate, Lavdim Zylfiu, në një konferencë për media duke deklaruar se është shumë optimistë se kjo edhe do të arrihet.
“Ju informojmë se Federata e Golfit të Kosovës do ta organizojë kampionatin e radhës, kampionatin e tretë shtetëror të golfit më datë 30 shtator në resorin e golfit në Gjermani në të cilin do të marrin pjesë 55 lojtarë të golfit të cilët do të udhëtojnë na 10 shtete të ndryshme të botës dhe në këtë kampionat do t’i kemi pesë lojtare femra të kualitetit jashtëzakonisht të lartë”.
“Ky kampionat me kënaqësinë më të madhe iu informojë se do t’i paraprijë anëtarësimit të Federatës së Golfit të Kosovës në Europian Golf Asociation e njohur si EGA e që është organizata më kulminante e golfit në kontinentin e vjetër. Ne si federatë zyrtarisht kemi aplikuar dje për t’u bërë anëtari më i ri në EGA dhe aplikimet i kemi marrë dy javë më herët në një bashkëbisedim dhe bashkërendim të aktivitetit së bashku me zyrtarët e EGA-s”, është shprehur Zylfiu.
Ai më pas zbuloi edhe detaje të tjera duke thënë se tani e tutje kjo federatë do ta ketë himnin e saj në garat ndërkombëtare i cili do të intonohet para ndeshjeve si dhe u prezantua edhe fanella e re e skuadrës.
“Pas 60 ditësh pritet që të mbahet kongresi i madh i EGA-së në Lozanë të Zvicrës ku besoj se do të jemi prezent dhe ne dhe se jemi optimistë që Kosova me shumicë votash do të bëhet anëtari më i ri i Federatës Evropiane të Golfit. Në këtë kampionat i kemi paraparë për këtë vit edhe disa detaje shtesë. Për herë të parë do të intonohet himni i Federatës së Golfit të Kosovës me datë 30 shtator, një himn që besoj do ta keni rastin ta dëgjoni pas kampionati…Përveç kësaj, reprezentuesit e Kosovës për herë të parë këtë vit do të paraqiten në kampionatin e Kosovës me ndërresat e saj zyrtare. Nga viti i ardhshëm, për herë të parë Federata e Golfit të Kosovës, përkatësisht Republika e Kosovës do të zhvillojë gara zyrtare në sportin e golfit ku do të ballafaqohet fillimisht me të gjitha shtete e rajonit edhe me shtete të tjera evropiane ”, ka shtuar Zylfiu.
Ai është shprehur se kjo federatë ka buxhet të mjaftueshëm për të marrë pjesë në farat ndërkombëtare edhe pse procesi i rilicencimit po paraqet disa pengesa të vogla në mbarëvajtjen e aktiviteteve të saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Publikohet lista e ngushtë për çmimet kryesore individuale në Ligën Premier
Me vetëm tri ndeshje të mbetura, Ballkani duket i avantazhuar ndaj Llapit dhe Dritës – orari i Superligës deri në fund
Presidenti francez Macron e pranon se ka bërë ‘presion maksimal’ ndaj Real Madridit për të liruar Kylian Mbappen për Lojërat Olimpike
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Vrapimi heroik i Modric edhe pse në moshën 39-vjeçare: Real Madridi shpëtoi, por pa të mund të kishte humbur
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Kroos tronditë tifozët e Real Madridit me lëvizjen e tij pas ndeshjes ndaj Bayern Munichut
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
Mbappe e ka marrë tashmë numrin 10 nga Modric, por kroati mund të preket nga propozimi i ri i francezit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend