Qentë endacakë problem i pazgjidhur edhe në Kërçovë, dy gjimnaziste nisin peticion për të gjetur zgjidhje
Fillimi i vitit shkollor dhe prania më e madhe e nxënësve në rrugët e Kërçovës, ka rritur numrin e suleve nga qentë endacakë. Këto dy gjimnaziste, duke mos parë rrugëdalje, kanë vendosur të bëjnë një peticion online për gjetjen e një zgjidhjeje. Marija tregon raste sulmesh nga qentë, e një nga to është edhe nëna e saj e cila edhe sot vuan pasojat.
“Qëllimi i këtij peticioni është që qytetarët dhe kafshët të kenë kushte më të mira, ndërsa qytetarët të mundet që më lirshëm të shëtisin dhe ti kryejnë aktivitete e tyre, ndërsa kafshët të kenë një vend qëndrim, ushqim dhe ujë. Di më shumë raste ku familjarë dhe miq të mi janë sulmuar nga qentë, një nga to është nëna ime e cila duke u munduar të ikë e ka lënduar kurrizin”, tha Marija Gavrilovska.
Martina tregon se ideja për peticion erdhi nga përballja e përditshme me qentë e rrugës, ku shkonin për në shkollë.
“Ideja na erdhi nga ajo se edhe ne jemi të sulmuar çdo ditë dhe numri i qytetarëve që janë të sulmuar nga qentë është çdo ditë e më i madh e më i madh, ne mendojmë se do të kemi sukses me peticionin sepse me të vërtetë jemi të vendosur për të gjetur një zgjidhje për këtë problem i cili është problem me vite. Ne çdo ditë sulmohemi nga qentë endacakë kur vijmë në shkollë dhe kur kthehemi, ja unë për shembull çdo ditë po sulmohem”, tha Martina Stojkovska.
Zgjidhja është shumë e lehtë, thonë gjimnazistet. Paratë që komuna i jep si dëmshpërblim për personat e sulmuar nga qentë, të mblidhen për t’u ndërtuar një strehimore për qentë.
“Parat që i jep për qytetarët për dëmshpërblim mund të dedikohen për t’u zgjidhur ky problem”, shtoi Gavrilovska.
Pasi peticioni të ketë përfunduar ato do të kërkojnë nga kryetari i komunës që ta zgjidhë problemin. Nga SPB-Ohër çdo ditë vijnë njoftime për raportimet e bëra nga qytetarët që janë sulmuar nga qentë endacakë. Të sulmuarit që denoncojnë rastin marrin dëmshpërblim nga 500 euro e sipër./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRadhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova