LAJMI I FUNDIT:

Mujku kërkon inspektimin e moteleve: Adresë e shumicës së rasteve të abuzimeve seksuale

Mujku kërkon inspektimin e moteleve: Adresë e shumicës së rasteve të abuzimeve seksuale
Vebi Mujku: Drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Prsihtinë

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Prishtinës, Vebi Mujku, ka kërkuar inspektimin e moteleve, pas shtimit të rasteve të abuzimeve seksuale me të mitur.

Përmes një postimi në Facebook, Mujku ka thënë se shumica e rasteve të abuzimeve seksuale e kanë adresën pikërisht në motele.

“Veprimtaria e pakontrolluar e moteleve të shumta përgjatë rrugëve dhe shfrytëzimi i tyre në formë “pushimi”, i ka pasojat e veta. Shfrytëzimi i tyre pa kontroll, qoftë i/e mitur, i rritur apo i moshuar vetëm për të realizuar një përfitim momental e dëmton shoqërinë tej mase”.


“Shumica e rasteve të abuzimeve seksuale e kanë adresën pikërisht në këto vende. Shumë abuzime ndodhin me kliente që nuk e kanë as moshën e posedimit të dokumentit të identifikimit”, ka shkruar ai.

Tutje, Mujku ka thënë se largimi i kamerave dhe mosruajtja e incizimeve për krijimin e sigurisë të dikujt, krijon pasiguri të madhe për të tjerët.

“Kjo veprimtari e cila funksionon me shumicë në Kosovë, në formë të sekretit publik, nuk është legale”. T’i mbrojmë fëmijët tanë duke ushtruar të drejtën prindërore dhe institucionale në njërën anë, dhe të vendosim rregulla dhe inspektim për fushëveprimtarinë e këtyre bizneseve në anën tjetër!”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori