Protesta, postime, komente, deklarata pompoze për shtyp, pastaj qetësi!
Harresa mbulon çdo gjë. Do ta mbulojë edhe rastin e përdhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona. Reagimi qytetar është i nevojshëm, por është vetëm fillimi i vetëdijesimit qytetar dhe mbështetja e parë për viktimat dhe të mbijetuarat e dhunës seksuale. Viktimat kanë nevojë për mbështetje dhe të kuptojnë se nuk janë vetëm!
Deklaratat pompoze, kërkesat të ndryshme, komentet dhe propozimet ushqejnë egon e individit, por shumë pak ndihmojnë viktimën! Të gjithë japin mendime si duhet vepruar – duhet bërë këtë, duhet bërë atë; kërkohet hetim rigoroz, dënim maksimal për këta keqbërës etj.
Çka duhet bërë?
Sa kemi njohuri për abuzimin seksual të fëmijëve në Kosovë? A kemi institucion kredibil i cili merret me trajtimin e dhunës seksuale? Sa është shkalla e abuzimit seksual të fëmijëve në Kosovë?
Askush s’e di – dhe nuk do ta dijë ndonjëherë – shkallën e vërtetë të abuzimit seksual të fëmijëve në Kosovë. Për shumë arsye, kjo gjithmonë do të jetë e panjohur dhe e fshehur.
Megjithatë, është shumë e rëndësishme të kemi një vlerësim të saktë të numrit të viktimave dhe të mbijetuarve të abuzimit të tillë, pasi ofron bazë për politikat në nivel kombëtar dhe lokal. Këto informata dhe ky vlerësim do ta ndihmonte hartimin, ofrimin dhe financimin e shërbimeve që synojnë parandalimin dhe reagimin ndaj abuzimit seksual të fëmijëve dhe mbështetjen e viktimave. Publikimi i vlerësimeve gjithashtu mund t’i ndihmojë viktimat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale të kuptojnë se nuk janë vetëm dhe do t’i inkurajojë ata/ato të dëshmojnë.
Të dhënat mund të sigurohen nga dy lloje burimesh:
– Anketat e kryera me publikun e gjerë:
– Të dhëna operacionale të mbledhura nga agjencitë në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve ose nga OJQ-të që mbështesin viktimat dhe të mbijetuarit e abuzimit seksual të fëmijëve.
Qytetarë të dashur të vendit tim, protestat dhe reagimet masive janë të nevojshme, janë fillimi i reagimit qytetar, por nuk mjaftojnë. Çfarë ndodh pastaj, larg syve të mediave dhe rrjeteve sociale, vlerësohet si ndihmë dhe trajtim i duhur për viktimat. Ku jemi ne si shoqëri, si veprojmë pastaj? Kush merret me këto raste, si trajtohen dhe çfarë mbrojtje ju sigurohet viktimave të dhunës seksuale për të dëshmuar? A marrin përdhunuesit dënim meritor apo lirohen! Si veprojnë dhe kush i monitoron këto raste? Si veprojnë organet e rendit? Gjykatat? Në shumë raste, mediat bëhen aleat i së keqes, fajësojnë viktimën e jo përdhunuesit; reagimi zbehet dhe shpesh viktima ngelet fajtore, e pambrojtur dhe me njollë për tërë jetën!
A është kjo Kosova jonë? A dëshirojmë një Kosovë të tillë?
Nuk e meritojmë këtë! Andaj, të mësojmë dhe të besojmë më shumë, të punojmë dhe zhvillojmë vendin tonë. Ta bëjmë Kosovën edhe më të mirë, më të sigurt dhe më të dashur për të gjithë
Në fund do ta citoj Mahatma Gandhin, një ndër mendjet e ndritura të njerëzimit, i cili ka thënë: “Nuk duhet të humbisni besimin në njerëzim. Njerëzimi është si oqean; nëse disa pika të oqeanit janë të pista, oqeani nuk bëhet i pistë.”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pavarësisht nëse Robert Fico mbijeton dhe rifillon ose jo detyrën, Sllovakia është në situatë të rrezikshme
Lidhja mes ekonomive: Roli katalizator i pagesave ndërkufitare me kosto të ulët në Ballkanin Perëndimor
Riorganizimi i makinerisë së luftës së Putinit, zbulon frikën e tij më të thellë – ngritjen e rivalëve në Kremlin
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore