ASHMAA: Transmetuesit komercialë në RMV në vitin 2021 me të ardhura më të larta se në vitin 2020
Analiza e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) për vitin 2021, tregoi se pandemia e koronavirusit, ka ndikuar në funksionimin e televizioneve dhe radiove, por edhe se industria po rimëkëmbet ngadalë. Transmetuesit komercialë në vitin 2021 kanë shfaqur të ardhura më të larta krahasuar me një vit më parë, ndryshe nga shërbimi i transmetimit publik, i cili kishte më pak fonde krahasuar me vitin 2020.
“Të hyrat e përgjithshme në industri në vitin 2021 kanë qenë 2.644,83 milionë denarë, që është shuma më e lartë e të ardhurave totale në pesë vitet e fundit. Megjithatë, nuk mundet të flitet për ndonjë rritje në treg, duke qenë se rritja e të ardhurave vjen si pasojë e ndihmës financiare për përballimin e pasojave së pandemisë KOVID, të cilat shteti i ka ndarë për media komerciale dhe reklama politike me pagesë (RPP) gjatë zgjedhjeve lokale. Pa zgjedhjet, të ardhurat nga reklamat në vitin 2021 nuk do të arrinin nivelet para pandemisë”, thonë nga ASHMAA.
Shumica e të ardhurave nga reklamat janë realizuar nga televizionet komerciale – 87 për qind, dhe 10 për qind radiostacionet komerciale. Pjesa e TVM-së në të ardhurat nga reklamat është vetëm tre për qind.
Shpenzimet e përgjithshme në industri ishin 2.571,19 milionë denarë. Nga këto, 56 për qind janë shpenzime të televizioneve komerciale, 38 për qind në shërbimin publik dhe gjashtë për qind në radio stacionet komerciale.
“Në krahasim me vitin e kaluar, më shumë mjete shpenzuan transmetuesit komercialë dhe shërbimi publik”, njoftuan nga ASHMAA.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Fushë Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për trafikim me narkotikë dhe posedim armësh – njëri gëlltiti qesen me kokainë gjatë arrestimit
Tetova sivjet me 123 filloristë më pak, në klasë të parë pritet të regjistrohen 838 nxënës
Kurti për “The Times”: Në Ballkan kemi një Rusi të vogël, që është Serbia
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251