LAJMI I FUNDIT:

Kur e mbillni, ajo kujdeset për veten: Lulëzon në vende ku bimët e tjera luftojnë për jetën e tyre!

Kur e mbillni, ajo kujdeset për veten: Lulëzon në vende ku bimët e tjera luftojnë për jetën e tyre!

Kjo bime është ideale për zbukurim, kompozim apo për mbajtjen në kopsht, ballkon apo ambient të mbyllur

Echeveria njihet ndryshe si trëndafili i gurtë sepse i ngjan një bime të gdhendur nga guri.

Lulëzon në vendet ku të gjitha bimët e tjera luftojnë për jetën dhe shumë e mbajnë atë në çati për t’i mbrojtur ato.


Nuk i pengojnë as shiu dhe as bora, nuk i pengojnë ngricat, madje as dielli i fortë nuk mund t’i bëjë asgjë, transmeton Telegrafi.

Është një nga bimët më të guximshme që natyra ka dhënë dhe kjo është arsye e mjaftueshme për ta pasur në ballkon apo në kopsht.

Gjithçka që duhet për të kultivuar këtë bimë të gurtë është dëshira.

Nuk merr shumë hapësirë, nuk kërkon tokë të pasur, nuk kërkon ujitje dhe plehërim të rregullt.

Rritet në një bazë modeste, madje edhe në tokë shkëmbore. E do diellin, por nuk e ka të domosdoshëm. Nëse ndodhet në ambient të jashtëm, nuk kërkon ujitje të rregullt. Nuk futet në shtëpi gjatë dimrit, sepse mund t’u mbijetojë kushteve më ekstreme.

Vetëm një gjë mund të “vrasë” një mbrojtës shtëpie – lagështia e tepërt. Rekomandohet përzierja e tokës me zhavorr në mënyrë që rrënja të mos i kalbet, ose shtresa e mbuluar me rërë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Metoda më e lirë për tharjen e rrobave në dimër pa pasur nevojë për nxehtësi

Metoda më e lirë për tharjen e rrobave në dimër pa pasur nevojë për nxehtësi

A e dini se...
Hëna e plotë e janarit: Si do të ndikojë për të gjitha shenjat

Hëna e plotë e janarit: Si do të ndikojë për të gjitha shenjat

Astrologji
Shumica e njerëzve përdorin shumë detergjent rrobash, sa ju nevojitet vërtet?

Shumica e njerëzve përdorin shumë detergjent rrobash, sa ju nevojitet vërtet?

A e dini se...
Në cilin vend jetojnë të rinjtë më të pakënaqur në Evropë?

Në cilin vend jetojnë të rinjtë më të pakënaqur në Evropë?

Lifestyle
Si të kujdeseni për kafshët shtëpiake?

Si të kujdeseni për kafshët shtëpiake?

Kujdesi për kafshët
Shtatë gjërat kryesore që do të ndryshojnë kur Princi William të bëhet Mbret

Shtatë gjërat kryesore që do të ndryshojnë kur Princi William të bëhet Mbret

Kalo në kategori