LAJMI I FUNDIT:

Kompania daneze në një nivel tjetër, premton prodhimin e hiperveturës Zenvo V12 që do të prodhojë 1.800 kuaj-fuqi

Kompania daneze në një nivel tjetër, premton prodhimin e hiperveturës Zenvo V12 që do të prodhojë 1.800 kuaj-fuqi

Jens Sverdrup nga prodhuesi danez i veturave sportive Zenvo, në një kumtesë për Top Gear ka konfirmuar se po përgatit hiperveturën Zenvo me motor V12.

Premiera sipas paralajmërimeve do të mbahet vitin e ardhshëm, kurse Sverdrup tani ka zbuluar disa detaje për këtë hiperveturë të re, transmeton Telegrafi.

Nga kjo kompani pretendon se vetura e re (tani për tani e paemëruar) do të ketë shasi plotësisht të re së bashku me ndërruesin, motorin V12 dhe një tjetër elektrik.


Të gjitha këto elemete do të projektohen dhe bëhen në këtë kompani. Për dallim nga modeli Zenvo TSR-S, hipervetura e re do të ketë dy turbo mbushës elektrik të lidhur me motorin V12, që në total prodhojnë 1200 kuaj-fuqi.

Megjithatë, ata synojnë që në ofertë ta kenë edhe atë me 1.800 kuaj-fuqi, që do të duhej të arrinte këtë fuqi me përdorimin e motorit elektrik.

Fuqia motorike do të duhej të bartej në të katër rrotat, kurse pesha e kësaj veture do të sillet rreth 1.250 kilogramë.

Çmimi tani për tani nuk dihet, por nuk do të jetë e vogël nëse merret parasysh që Zenvo TS1 GT ka kushtuar 1.2 milion dollarë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Rolls-Royce i blinduar që kushton tre milionë euro, makina më e sigurt me nivel të lart luksi

Rolls-Royce i blinduar që kushton tre milionë euro, makina më e sigurt me nivel të lart luksi

Modelet e Reja
Policia gjermane ndalon shoferin e skuterit elektrik që arrin shpejtësinë prej 80 kilometra në orë, fillojnë hetimet ndaj tij

Policia gjermane ndalon shoferin e skuterit elektrik që arrin shpejtësinë prej 80 kilometra në orë, fillojnë hetimet ndaj tij

Auto
Chevrolet Corvette Z06 i parë i prodhuar (2023) u shit për 3.6 milion dollarë

Chevrolet Corvette Z06 i parë i prodhuar (2023) u shit për 3.6 milion dollarë

Po rikthehet vetura legjendare

Po rikthehet vetura legjendare

Auto
I pashfrytëzuar gati për dy dekada, Ford Mustang merr një pamje krejtësisht të re

I pashfrytëzuar gati për dy dekada, Ford Mustang merr një pamje krejtësisht të re

Auto
A ndikon vërtet i ftohti në potencialin e baterive të EV?

A ndikon vërtet i ftohti në potencialin e baterive të EV?

EVs
Kalo në kategori