LAJMI I FUNDIT:

Të shtunën bëhen homazhe për heroin Ramë Bllaca

Të shtunën bëhen homazhe për heroin Ramë Bllaca

Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e tyre të shtunën bën homazhe te varri i atdhetarit, heroit që pengoi shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e tyre, Ramë Bllaca.

Homazhet do të bëhen nga ora 11:00, në Bllacë te varri i Ramë Bllacës.


“Të shtunën më 27 gusht 2022, bëhen homazhe te varri i atdhetarit, heroit që pengoi  shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e tyre, Ramë Bllaca!

Këtë përkujtim të rëndësishëm e organizon Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e tyre”, njofton kryetari i saj, Jahja Lluka.