Një “eksperiment social” për shaminë: Dështuam në arsimim, dështuam në krijimin e njeriut të debatit
Duke hulumtuar në internet për të gjetur diçka që më interesonte në lidhje me traditat politike dhe kulturore të disa popujve në Azi, më mes shumë gjërave më doli edhe një video-klip i një vajze që vallëzon. Më bëri përshtypje dhe e shikova disa herë.
Vajza ishte pakistaneze dhe e veshur me rrobat tradicionale të këtij vendi, dhe kërcente nën melodinë e një kënge në gjuhën urdu. Natyrisht që ka edhe shami, pasi që është myslimane. Por, ajo vallëzonte pa shije. Mundohej që gjatë vallëzimit t’i potenconte pjesët e trupi që janë atraktive për burrat. Ishte e bukur, por vallëzimi nuk i shkonte. Prandaj, dukej si diçka e dështuar dhe mu për këtë arsye ishte interesante. Vajza me siguri është inspiruar nga mundësia për popullaritet që ofrojnë sot mediat sociale. Ndikimi i fuqisë së mediave sociale është bërë i paimagjinueshëm. Megjithatë, në një shoqëri konservatore, çfarë është Pakistani, guximi i kësaj vajze ishte për t’u përshëndetur. Por, jo edhe vallëzimi. Ia kishte huqur vajza kësaj pike dhe me siguri cilësohet si tallava edhe në vendin e saj.
Kjo gjë ndikoi që unë ta krahasoja dështimin e vallëzimit të saj me debatin që është duke u zhvilluar për shaminë te ne në Kosovë. Debat pa esencë, me debatues pa njohuri për temën. I huqur. Si vallëzimi i kësaj vajzës. Prandaj, meqë ekzistonte ngjashmëria e dy rasteve, e postova këtë vallëzim. Natyrisht, me qëllim që ta bëja me dije dështimin duke e përdorur në këtë rast edhe ironinë, sarkazmin dhe humorin. Por, qëllimi im kryesor ishte ta testoja reagimin e atyre që i kam miq në rrjetin social Facebook. Unë këtë gjë e nisa si test, por doli si eksperiment, në një shkallë më lart.
Ata që më njohin personalisht dhe ata që nuk më njohin, por që janë të lexueshëm, e kuptuan esencën e postimit. Për fat të keq nuk janë të gjithë të tillë. Filluan komentet e të dy palëve të pozicionuara për dhe kundër shamisë. Asnjë prej tyre nuk kanë argumente rezistuese. As ata që janë në favor të shamisë, as ata që janë kundër. Të parët thirrën në të drejtën e tyre religjioze që bazohet në kartën e të drejtave të njeriut, kurse të dytët nuk shkojnë më larg se ‘kjo është veshje turko-arabe’. Por, as këto dy gjëra nuk dinë t’i shpjegojnë nëse i pyet pse është ashtu? Grupi i parë mund të cilësohet si religjioz i ndihmuar nga liberalët, kurse i dyti është më heterogjen nga karakteri e që thirret kryesisht në laicizëm e më shumë në patriotizëm. ‘Patriotizëm shqiptar-kosovar’, pra.
Natyrisht që unë nuk shpreha anim për këtë çështje në postim, për shkak se me të dy opsionet jam në rregull. Femra, si me shami si pa shami, është njësoj dhe ka trajtim të njëjtë tek unë. Por, me qëllim që t’i merrja mendimet e të dy palëve, reagoja në komentet e tyre. Pala e parë, që më konsideronte si antimysliman, mendonte se unë po ia mbajë anën asaj palës tjetër. Dhe, ana tjetër mendonte se unë jam me grupin religjioz. Kjo nuk më bëri përshtypje, pasi që komentet e të dy palëve ishin brenda suazave të tolerancës. Ofendimet, nëse ekzistonin në këtë debat, ishin të durueshme sipas vlerësimit tim. Kjo është për shkak se unë i kam hequr me kohë nga lista ata që nuk i respektojnë rregullat e debatit. Kështu kam menduar (gabimisht), derisa nuk u lajmërua një nga grupi i këtyre ‘patriotëve’. Më akuzoi për agjent të shërbimeve antishqiptare dhe se këtë gjë unë do ta paguaja me jetë. Merreni me mend, ky tipi kërcënues punon në Ministrinë e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës. Së paku kështu e ka të shkruar vendin e punës në profilin e tij në Facebook.
Tashti ka masa që unë mund të marrë kundër këtij kërcënuesi. Nëse ai punon në Ministrinë e Drejtësisë, duhej të përjashtohet nga puna në bazë të ankesës sime kundër rrezikut që ai paralajmëron. Mundem ta lajmëroj edhe në Polici dhe pastaj ai të përballet me akuzë penale. Por, unë nuk e bëjë këtë kundër këtij ‘patrioti’ se jam i vetëdijshëm që ai është budalla i kompletuar, i cili as që e ka të qartë kërcënimin që e ka shprehur. Ai mendon se është duke bërë vepër patriotike me thirrjen e tij për likuidimin tim. Ai beson në këtë budallallëk që ia ka dhënë shkolla jonë. Ky është vetëm njëri nga shumë viktimat e arsimimit tonë dhe aty ky është pjesërisht i pafajshëm. Të gjithë ne e ndajmë fajin me të.
Pra, problemi ynë është arsimi. Duhet thënë, për të satën herë, se neve nuk na funksionon shkolla. Ne kemi dështuar ta krijojmë njeriun që do të kishte njohuri, sjellje dhe kulturë debati që do të ishte konform jetës bashkëkohore. Injoranca e të dy palëve në debatin e këtij postimi është aq e madhe sa që asnjë prej tyre nuk ka aftësi ta identifikojë kombësinë e vajzës përkundër elementeve që janë të shprehura në mënyrë mjaft grafike. Të gjithë thonë se është arabe. Bota e tyre nuk shkon përtej ‘turko-arabe’, efekt që ka krijuar propaganda në mendjet e tyre. Pra, bota e tyre është tejet e ngushtë sa që iu zihet fryma në të dhe gjithmonë janë të gufuar nga frustrimet. E shikojnë një pjesë të madhe të botës me plot urrejtje për tjetrin, sidomos nëse është i ngjashëm me të kulturalisht.
Njeriu ynë është në gjendje aq të mjerë arsimore saqë kur angazhoheni në vrojtimin e debateve, dëshpëroheni pa masë dhe mundoheni të gjeni arsye për mos shuarjen e shpresës me fjalët e kota ‘hajt se bahet mirë’.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje