Autoritetet në Maqedoni vijojnë betejën me zjarret, disa vatra janë akoma aktive
Reshjet e shiut bëhen fati që u vjen në ndihmë autoriteteve për shuarjen e zjarreve të mëdha që përfshijnë hapësirat pyjore në territorin e shtetit. Aktualisht në vend ka vetëm një zjarr aktiv në rajonin e Ohrit dhe nga Qendra për Menaxhim me Krizat vlerësojnë se pikërisht pas reshjeve të shiut, pritet që ky zjarr të shuhet tërësisht.
“Gjendja është shumë serioze. Gjatë ditës së sotme kemi vetëm një zjarr aktiv që ndodhet diku në anën e majtë të rrugës nga Ohri drejt Resnjës, diku në lartësi prej rreth 850 metra. Lajm i mirë është se kanë filluar reshjet dhe zjarri do të shuhet. Të gjithë mëngjesin kishte një betejë të vërtetë me zjarrin, që përhapej në tre drejtime, në njërin drejtim zjarri u afrua në rreth 800 metra afër fshatit, por atje zjarri u vendos nën kontroll. Besoj se nëse shiu është I mjaftueshëm do ta shuaj tërësisht, nëse jo për shkak të lartësisë së terrenit, ekziston mundësia për përdorimin e avionëve”, deklaroi Stojançe Angellov.
Maqedonia e Veriut është përballuar me 139 zjarre vetëm gjatë muajit mars, 141 në prill, 193 zjarre në muajin maj, në muajin qershor kishte 191 zjarre, në muajin korrik 91, ndërsa në vetëm 9 ditët e muajit gusht numri I zjarreve ka arritur në 88. Drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov thekson se të gjitha këto zjarre janë menaxhuar mirë dhe për këtë falënderon edhe krerët e komunave dhe vetëqeverisjen lokale për masat preventive, njoftimin e hershëm dhe intervenimin në kohë. Prej të gjitha këtyre zjarreve vetëm në 7 raste është intervenuar nga ajri, ndërsa edhe një tjetër rast reshjet e shiut ndihmuan në shuarjen në tërësi të zjarrit.
“Përsëri ditën e ardhshme në Krivollak, pasi kërcënohej një rrezik i vogël për depotë, u përdor edhe helikopteri i policisë dhe armatës, si dhe airtraktori i Drejtorisë Për Mbrojtje dhe Shpëtim, u vendos zjarri nën kontroll, por kishim edhe fat që gjatë mbrëmjes kishte shi që ndihmoi që zjarri të shuhet në tërësi, zjarr që tashmë ishte vendosur nën kontroll”, u shpreh Stojançe Angellov.
Kujtojmë se muajin e kaluar sipas gjetjeve të analizës që e ka bërë Fakulteti i Sigurisë në Shkup, u drejtuan kritika të ashpra ndaj sistemit për menaxhim me krizat, mbrojtje dhe shpëtim. Nga atje theksuan se mungon koordinimi, ekziston partizim i pjesërishëm te kuadri dhe ekziston deprofesionalizimi. Profesorët e sigurisë theksuan se përveç nevojës për miratimin e një ligji për gjendje të jashtëzakonshme nevojitet edhe “shkrirje” e Qendrës për Menaxhim me Krizat dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në një trup të vetëm.
Foto: Arkiv
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'