LAJMI I FUNDIT:

Gropa misterioze në minierën e bakrit në Kili po zgjerohet, askush akoma nuk po e di se si është hapur

Gropa misterioze në minierën e bakrit në Kili po zgjerohet, askush akoma nuk po e di se si është hapur

Lundin, korporata e minierave kanadeze që operon me një minierë në Kili, ka bërë të ditur se gropa që është hapur në mes të rrugës nuk po ndikon në punë, dhe nuk i rrezikon punëtorët apo komunitetin që jetojnë përreth.

Në anën tjetër ekspertët kanë bashkuar forcat për të përcaktuar shkakun që çoi të hapja e kësaj grope, si dhe konfirmuan se punimet në atë zonë janë ndalur, transmeton Telegrafi.


Gropa në afërsi të qytezës Tierra Amarilla ishte hapur në mënyrë misterioze më 30 korrik, dhe kishte një diametër prej 25 metrash ku brenda saj kishte edhe një sasi të konsiderueshme të ujit.

Është bërë e ditur se autoritetet kanë instaluar pompa uji për ta nxjerrë ujin. Në anën tjetër është rritur brenga se miniera e bakrit mund të mbushet me ujë, nëse niveli në gropë vazhdon të rritet.

Interesant është se kjo gropë është duke u zgjeruar, dhe është dukshëm më e madhe dhe më e thellë sesa për herë të parë kur u zbulua.

Pamjet nga ajri me dron kanë kapur këtë gropë misterioze, për të cilën deri më tani askush nuk ka shpjegim se si është hapur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori