Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi ka takuar përfaqësues të institucioneve arsimore në Kosovë, ku u ngrit si shqetësim mosrespektimi i kuotave për regjistrim të studentëve jo shumicë në universitetet publike në Kosovës.
Në këtë takim me temë “Arsimin e komuniteteve jo shumicë në Republikën e Kosovës”, Rexhepi tha se në këtë mënyrë po tentojnë të gjejnë zgjidhje për problemet e arsimit me të cilat ballafaqohen komunitetet në Kosovës.
Duke theksuar mungesën e teksteve shkollore, ajo u shpreh se autorëve të librave në gjuhën turke dhe boshnjake u kanë siguruar mundësitë financiare siç i kanë autorët e librave në gjuhën shqipe.
Zëvendëskryeministrja Rexhepi ka mirëpritur hapjen e disa drejtimeve të reja në kuadër të universiteteve publike shtetërore.
“Këtu jemi të gjithë së bashku për të zgjedhur gjendjen aktuale ku gjendemi si komunitet, të gjitha këto vite pas luftës tu sigurojmë studentëve tanë shkollimin në shtetin e tyre nëpër seminare të ndryshme të ngrisim kualitetin profesional me përkrahjen e MASHTI-t… Të gjitha institucionet të jenë të barabarta dhe të kyçen të gjithë fëmijët tanë, studentët nga shkollimi parashkollor, shkollën fillore, të mesme dhe pastaj në fakultete. Por që këtu bëhet fjalë edhe për përkrahjen për punën posdiplomatike, ajo çka është me rëndësi për mua është angazhimi im personal që t’iu sigurojmë studentëve tanë boshnjakë, turq dhe të gjithë të tjerëve që studiojnë jashtë territorit të Kosovës nga 100 euro në muaj sepse ata deri tani nuk i kanë marrë siç i kanë për shembull shqiptarët nga Presheva e Maqedonia, Shqipëria, mendoj se jemi të diskriminuar për ndihmë të studentëve”, tha ajo.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi shprehu shqetësimin për mundësinë e keqpërdorimit të kuotave për regjistrim të studentëve nga komunitetet në universitet publike.
Ai tha se nuk do të heshtin para kësaj dukurie derisa paralajmëroi edhe inicim të këtyre rasteve në Prokurori.
Krasniqi tha se këtë vit të rinjtë dhe të rejat e komuniteteve janë mbështetur që të regjistrohen në drejtimet e edukimit në universitetet publike dhe të kenë një bursë.
“Tani nga mbi 2 mijë e 200 mësimdhënës vetëm 20 janë nga komunitet egjiptian, romë dhe ashkalinj. Në anën tjetër kemi një situatë me kuotat e fakulteteve të ndryshme në universitet publike të cilat kanë një qëllim shumë të mirë po asnjëherë nuk po mundemi të ëprjahstojmë mundësinë që edhe po keqpërdoren… Unë kam pasur një takim me Fakultetin e Mjekësisë ku e kam ngritur këtë shqetësim që potencialisht këto kuota edhe tani janë duke u keqpërdorë, për momentin mbetet një deklarim i lirë por jemi duke u angazhuar me kompetencat tona dhe duke i shfrytëzuar të gjitha instrumentet e tjera që t’i verifikojmë por është momenti i fundit të kuptojmë të gjithë së bashku se një Qeveri si kjo e jona aktuale ku në fokus është drejtësia nuk mund të ketë hapësirë as në universitetet e as në institucione tjera që të kalojë një tentim i keqpërdorimit të kuotës për komunitete sikur asgjë nuk ka ndodhur… Nëse dikush i ka bërë kalkulimet që ta keqpërdorë… nuk do ta tolerojmë që kjo të kalojë vetëm kështu”, tha ai.
Lidhur me këtë çështje, kryetari i Grupit Parlamentar multietnik, Enis Kervan në Kuvendin e Kosovës tha se duhet të parandalohet keqpërdorimi i kuotave të regjistrimit në universitet publike për studentët e komuniteteve.
Ai tha se tashmë janë bërë disa përmirësime në fushën e arsimit për komunitetet jo shumicë, porse nuk është e mjaftueshme.
“Kemi edhe probleme në kuadër të universiteteve publike sidomos në kuadër të UP-së, sidomos Fakulteti i Mjekësisë që prapë vazhdon çështja e keqpërdorimeve kur është çështja e vetë-deklarimit të studentëve në kuota ku është e rregulluar në udhëzim administrativ, por vazhdojnë këto keqkuptime dhe keqpërdorime… Në parlament, në Komision i kemi shprehur shqetësimet tona dhe problemet tonat dhe tuaja për arsim sa më cilësor dhe sa më të mirë dhe këtë jemi duke e bërë në mënyrë të vazhdueshme në shumë fusha janë bërë zhvillime të ndryshme këto nuk do të jenë të mjaftueshme, ka filluar printimi i teksteve shkollore por ka nevojë për përmirësimet këto i kemi përcjell tek institucionet përkatëse, çështja e hapjes së departamenteve të reja pothuajse është kryer, por duhet të jemi në gjendje që t’i mbrojmë edhe departamentet ekzistuese dhe këto duhet t’i diskutojmë se çka duhet të bëjmë për të siguruar këto që të mos shkaktojmë probleme tek programet ekzistuese kur hapim programe të reja. Në kuadër të universiteteve ka vende të dedikuara për pranimin e studentëve dhe duhet ta ndalojmë keqpërdorimin në këtë aspekt”, theksoi Kervan.
Në këtë takim morën pjesë rektorë të universiteteve publike, drejtorë të shkollave dhe departamentit të arsimit në komunat ku kryesisht jetojnë komunitetet pakicë.KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova