Anija “Vlora”, “Arka e Noes” së apokalipsit biblik të Shqipërisë ëndërrvrasëse
Të gjithë donin të ikin, ngado dhe me çdo çmim. Ikja ishte e vetmja shpresë për t’i çuar ata drejt së ardhmes, atje ku një jetë më e mirë dhe një mundësi më shumë, ishte jo vetëm tokë e premtuar, por edhe kurajë për të besuar se meritonin më shumë.
Asgjë nuk mund t’i ndalojë ata të dëshirojnë dhe të shpresojnë, se përtej këtyre brigjeve do të ketë një copë tokë të premtuar për fatin e tyre të dërmuar përgjatë kalvarit 45-vjeçar të golgotës komuniste.
Nga deti, nga mali, nga ajri, nga toka, të gjithë donin të iknin. Jo të gjithë guxuan, por jo të gjithëve u buzëqeshi fati. Në këtë ikje ata nuk morën asgjë, sepse asgjë nuk kishin për të marrë, sepse atje ku ata do të shkonin kujtimet do të ishin plagë, malli do të ishte dhembje. Ata nuk shikuan pas kur vala e ikje i përfshiu si një dehje, sepse nuk donin të merrnin në këtë udhëtim drejt ardhmes, atë realitet, i cili u kishte vrarë gjithçka, edhe ëndrrën. Lanë sy të përlotur e zemra të copëtuara, lanë amanete dhe pengje në këtë ikej, dhe ikja ju vu nga pas pa e ditur se ku do t’i çonte.
***
Në mëngjesin e 8 gushtit 1991, anija “Vlora”, e nisur nga porti i Durrësit do të bëhet dëshmitarja e një eksodi të përmasave biblike. Një histeri njerëzore ishte vërsulur si një dallgë që merr përpara ç’të gjejë. Batërdia dhe piskama, uturima e vërshimi, rrëmuja e yryshi me tërsëllimë i ndillnin këto njerëz në një ikje, drejt një caku, mbërritja e të cilit për ta ishte finishi, do të ishte sfida e asaj heroikeje që i ishin blatuar. Rreth 20 mijë njerëz, të moshave dhe gjinive të ndryshme nga të katër anët e Shqipërisë kishin mësyrë atë anije, e cila do t’i çojë drejt ëndrrës.
Në mëngjesin e asaj ditë, 31 vite më parë, anija “Vlora”, e nisur nga porti i Durrësit e pas dy ditë udhëtim mbërrin në portin e Barit me 20 mijë shqiptarë në bord. Një natë më parë kjo anije kishte tentuar të hynte në portin e Brindizit, por zv/prefekti i këtij qyteti, Bruno Pezzuto, nuk e lejoi. Atëherë, komandanti i anijes “Vlora”, Halim Milaqi, vendoste të ndryshonte drejtim, dhe pas shtatë orë rrugë mbërrin në portin e Barit. Imazhet e anijes “Vlora” me emigrantët shqiptarë që zbarkojnë në tokën italiane bëjnë xhiron e botës. Të rinj, burra, gra, fëmijë, familje të tëra, që të kapur pas litarëve të anijes përpiqen të zbresin në tokë, në tokën e shpresë, ëndrrës e një jete më të mirë. Mediat italiane transmetojnë non stop atë çfarë ndodhi 31 vite më parë në portin e Barit. Ishte hera e parë e një zbarkimi kaq epik emigrantësh në brigjet italiane. Imazhet e anijes “Vlora” me mijëra emigrantë shqiptarë në bord, u kthyen në simbol të emigracion në Itali e në të gjithë Evropën.
Zbarkimi në Bari, burgosja e tyre në stadiumin e qytetit kryesor puljez, kundër dëshirës së kryebashkiakut dhe kundër çdo lloj ndjenjë humaniteti; revoltat është pak a shumë e gjithë panorama ngjethëse e kësaj historie që do të mbetet e plazmuar si damka e turpit që duhet të kapërdinte imagjinativja dhe manipuluesja e atij sistemi shkatërrues identitetesh dhe vlerash.
***
Edhe sot pas 31 vitesh ne sërish vazhdojmë të ikin. Ky vend, kjo tokë, këto premtime, këto dëshira nuk po arrijnë dot ta kthejnë Shqipërinë në një vend ku, siç guxon për të ikur, pse mos të guxosh për të ndërtuar të tashmen tonë dhe ëndrrën e fëmijëve, në këtë truall ku kemi varret e të parëve, në këtë tokë që e quajmë mëmëdhe.
Askush nuk është fajtor për atë që shtyu këta mijëra njerëz të hidhen në flakët e së papriturës, 31 vite më parë, askush nuk ka pendim nëse çdo ditë, secili përpiqet me të gjitha mënyra dhe të gjitha energjitë të kërkojë të sotmen dhe të ardhmen që meriton në një vend që nuk është toka amë, në një vend që ai gjithnjë do të jetë i huaj ku do të haujtim fatin.
Në këtë ikje askush nuk e di se krahas të drejtës për të guxuar dhe shpresuar në ëndërr, po pjesë merr në një gabim shumë të rëndë, për të cilin të gjithë jemi fajtorë dhe të gjithë viktima, në po ikim duke e lënë këtë Shqipëri të bëjnë me të çfarë të duan, atyre që çdo ditë dhe çdo moment po kontribuojnë për ta kthyer këtë tokë në tokë të mallkuar, në parajsën e së keqes, në një mundësi për t’u pasuruar.
Çdo kohë e kohës sonë do të ankorojë gjithnjë në port një Arkë të Noes, si për të na kujtuar pareshtuar fatin e keq të apokalipsit që pret të na ndëshkojë nga çasti në çast. Shpëtimi i vetëm … është ikja. Tragjike, kjo e vërtetë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli
Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit