LAJMI I FUNDIT:

ASH-Tetovë: Ta parandalojmë ikjen e rinisë nga vendi

ASH-Tetovë: Ta parandalojmë ikjen e rinisë nga vendi

“Hamburgu, kryeqendra e shqiptarëve të Maqedonisë?!”, “Nënë, dënoji ata që ta larguan djalin”. Këto dhe thënie të tjera u vendosën sot në hyrje të stacionit të autobusëve në Tetovë nga të rinjtë e Aleancës për Shqiptarët të cilët garojnë në zgjedhjet për Këshillin Komunal të Tetovës.

“Sot jemi këtu, në vendin prej ku për çdo ditë, dhjetëra e qindra të rinj tetovarë largohen drejt perëndimit pasi kanë humbur shpresën nga pushtetet e deritanishme, si në nivel lokal ashtu edhe në nivel qendror. Ne nuk jemi për të mbyllur këtë stacion e as për t’i ndaluar këto autobusë, por për t’ua ndryshuar atyre destinacionin. Tetovarët nga ky stacion në të ardhmen duhet të nisen vetëm drejt universiteteve për specializime dhe drejt vendeve për pushime e ekskursione. Të rinjtë mund të ndalen, e madje edhe të kthehen vetëm nëse atyre u jepet mundësia për të ndërtuar qytetin ashtu siç dëshirojnë”- deklaroi Idila Pustina, kandidate për këshilltare ASH-së.

Pustina tha se Aleanca për Shqiptarët ua ka besuar këtë mundësi të rinjve që të rikthejnë jetën në Tetovë.


“Partitë e deritanishme ua kanë humbur shpresën të rinjve, ndërsa ne do të mbështesim çdo iniciativë, çdo ide, çdo projekt, në kulturë, sport, art, shkencë, që të rinjtë të zhvillohen e pavarësohen e jo të ngelen në fatin e kontratave 6 mujore. Bashkëqytetarë të dashur, të rinjtë dinë dhe guxoj ta ndërtojnë Tetovën e të ardhmes, ndërsa ju vetëm duhet t’i jepni zë rinisë”- shtoi ajo.

Aleanca për Shqiptarët në zgjedhjet e 20 gushtit në Tetovë garon me kandidatë kryesisht në moshë të re dhe me sloganin “Jepi zë rinisë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori