Konflikti Ruskovska-Muaremi pritet së shpejti të marrë formën e shkresës zyrtare
Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, gjatë ditës së nesërme pritet të dorëzojë në Prokurorinë Themelore Publike kallëzimet e paralajmëruara penale ndaj prokurorëve që kanë kryer bastisjen në zyrën e tij, shkruan Alsat.
Kallëzimet kundër Vilma Ruskovskës, Ivana Trajçevës dhe Elizabeta Josifovskës, nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, kanë të bëjnë me keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikimin e dokumentit zyrtar.
Jozyrtarisht, paraqitja bazohen në raportin nga mbikëqyrja e Prokurorisë Themelore të Lubomir Joveskit, në të cilin janë konstatuar një sërë parregullsish gjatë kontrollit të kryer në Policinë Financiare nga ana e Prokurorisë për Krim të Organizuar të Villma Ruskovskës.
Sipas Policisë Financiare, prokurorët kanë dorëzuar në gjykatë të dhëna të rreme dhe të pavërteta për të marrë urdhër bastisjeje, duke mos respektuar Ligjin për Procedurën Penale.
Ndryshe, prokurorja Vilma Ruskovska pas paralajmërimit të kallëzimit nga Muaremi ka theksuar se po i bëhet presion dhe ka paralajmëruar të publikojë zbulimet që pretendohet se ka ndaj Muaremit.
Nga ana tjetër, Muaremi i kërkoi Ruskovskës që të ngrinte akuza kundër tij nëse kishte prova.
Ruskovska për veprimet e saja nuk mori mbështetje as nga Shoqata e prokurorëve publik. Në fakt, këto të fundit thanë se ajo e prish imazhin e prokurorëve dhe e ka shkelur Kodin e tyre etik.
Konflikti Ruskovska-Muaremi u cilësua nga ekspertët si krizë e sistemit të drejtësisë e cila nuk do të zgjidhet lehtë për shkak të ndikimeve politike./ Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe