Reagon Ambasada e SHBA-ve në Shkup pas kërkesës së prokurores Vilma Ruskovska
“Ambasada e SHBA-së ka investuar në promovimin e sundimit të ligjit në Maqedoninë e Veriut dhe i mbështet përpjekjet e autoriteteve dhe gjyqësorit për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie tek institucionet dhe brenda në to”, theksohet në reagimin e Ambasadës Amerikane në vend të dorëzuar në Televizionin Telma lidhur me kërkesën e prokurores publike Vilma Ruskovska drejtuar ambasadave të huaja dhe organizatave ndërkombëtare për rastin me drejtorin e Policisë Financiare, Arafat Muaremi .
“Duket se kjo çështje është një proces i vazhdueshëm dhe është çështje që duhet ta zgjidhin organet kompetente”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.
Kryetarja e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit (PTHP PKOK), Vilma Ruskovska, u bën thirrje të gjitha institucioneve kompetente në vend, por edhe të gjitha institucioneve dhe ambasadave ndërkombëtare, para së gjithash Ambasadës Amerikane dhe Zyrës së BE-së, “që njëherë e përgjithsmonë të kontrollohen të gjitha faktet dhe të sqarohet se kush në këtë vend lufton kundër krimit dhe kush e kryen krimin”.
Në reagimin me shkrim pas konferencës së djeshme të drejtorit të Drejtorisë së Policisë Financiare, Arafat Muaremi, Ruskovska thekson se është i tmerrshëm presioni ndaj prokurorëve të PTHP PKOK nga një person i emëruar nga Qeveria, si dhe ndërhyrja në lëndën e PTHP PKOK, e cila është rreptësisht e ndaluar konform Ligjit për Prokurorinë Publike.
“Maqedonia nuk është as diktaturë, as monarki. Në Maqedoni nuk guxon të sundojë vullneti i disa funksionarëve aktualë apo të mëparshëm që prokurorët të mbyllin sytë para çdo krimi qoftë edhe në nivelet më të larta të pushtetit”, thekson Ruskovska në reagimin e saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025