LAJMI I FUNDIT:

MASH Maqedoni: Në vitin e ri shkollor 2022-2023, do të punësohen 720 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta

MASH Maqedoni: Në vitin e ri shkollor 2022-2023, do të punësohen 720 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta

“Në vitin e ri shkollor 2022-2023 do të punësohen gjithsej 720 asistentë arsimor, kurse njoftimet publike për regjistrimin e të interesuarve do të publikohen në ditët në vijim nga shkollat ​​fillore duke zbatuar të gjithë procedurën e përzgjedhjes”, njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Nga aty theksojnë se ngritja e shkallës së gjithëpërfshirjes së sistemit arsimor kombëtar është prioritet strategjik dhe synim kyç në programin e punës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për të cilën në vazhdimësi po drejtohen gjithnjë e më shumë fonde dhe aktivitete, realizimi i të cilave përfshin një numër të madh të aktorëve socialë.

“Shërbimi i asistencës arsimore u fut si detyrim i shtetit i rregulluar me ligj. Domethënë, punësimi i asistentëve për nxënësit me aftësi të kufizuara që vijojnë mësimin në shkollat ​​e rregullta fillore nuk është më shqetësim dhe shpenzime shtesë për familjet e nxënësve”, thekson MASH.


Ministria e Arsimit dhe Shkëncës informon se vitin e kaluar shkollor janë punësuar 500 asistentë, nga të cilët 260 në rajonin e Shkupit dhe Kumanovës si dhe 240 asistentë në tre rajonet e tjera, përkatësisht 80 asistentë në rajonin e Vardarit, Juglindjes dhe rajonet e Pellagonisë.

Pas përzgjedhjes përfundimtare, asistentët arsimorë punësohen në shkollat ​​fillore, me kompensim mujor dhe kontribute të paguara nga sigurimet shoqërore të detyrueshme.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës fton të gjithë qytetarët me arsim të përshtatshëm dhe dëshirë për të punuar me nxënësit me aftësi të kufizuara, për të ndjekur ueb faqet e shkollave fillore me qendra burimore dhe për t’u regjistruar në thirrjen e shkollës përkatëse për të cilën janë të interesuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Lajme
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës

Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës

Kronika e Zezë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kalo në kategori