LAJMI I FUNDIT:

Ushtria e Mianmarit ekzekuton katër aktivistë të demokracisë

Ushtria e Mianmarit ekzekuton katër aktivistë të demokracisë

Katër aktivistë të demokracisë janë ekzekutuar nga ushtria e Mianmarit në atë që besohet të jetë përdorimi i parë i dënimit me vdekje në dekada.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ish-ligjvënësi Phyo Zeya Thaw, shkrimtari dhe aktivisti Ko Jimmy, Hla Myo Aung dhe Aung Thura Zaw u akuzuan për kryerjen e “akteve terroriste”.


Ekzekutimet, të cilat u njoftuan për herë të parë nga ushtria në qershor, provokuan dënimin ndërkombëtar.

Ato vijnë në vazhdën e një grusht shteti ushtarak të vitit 2021.

Junta përmbysi qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të udhëhequr nga Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD) e Aung San Suu Kyi-t në shkurt të vitit të kaluar, duke shkaktuar protesta të mëdha të cilat “u shtypën” me shpejtësi.

Qeveria në hije e Unitetit Kombëtar të Mianmarit (NUG), e cila u formua në kundërshtim me grushtin e shtetit, dënoi vrasjet, duke thënë se ato ishin “jashtëzakonisht të tronditur dhe të pikëlluar”.

Media shtetërore e lajmeve – “Global News Light of Myanmar” – tha se katër burrat u ekzekutuan pasi “kishin dhënë direktiva, bënin marrëveshje dhe kryen komplote për akte terroriste brutale dhe çnjerëzore”.

Ajo tha se ata ishin akuzuar sipas ligjeve kundër terrorizmit, por nuk tha se kur dhe si u ekzekutuan.

Ekzekutimet janë të parat që nga viti 1988, sipas Kombeve të Bashkuara. Ekzekutimet e mëparshme në Mianmar kanë qenë me varje. /Telegrafi/