LAJMI I FUNDIT:

Reagime nga PDK e OVL UÇK pas shkarkimit të Fadil Kodrës

Reagime nga PDK e OVL UÇK pas shkarkimit të Fadil Kodrës

Pas 12 vjetësh, Fadil Kodra nuk doli të premten në vendin e tij të punës.

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave u shkarkua të enjten e 14 korrikut me vendim të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.


Fadil Kodra ka shërbyer si udhëheqës i agjencisë që menaxhon me njësitë e zjarrfikësve që nga viti 2010, kur ishte emëruar në këtë pozitë nga Qeveria “Thaçi 1”.

Për shtatë vjet, Kodra shërbeu si Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, ndërkaq në pesë vitet e fundit ka ushtruar pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm në këtë agjenci.

Sveçla e shkarkon ushtruesin e drejtorit të AME-së, Fadil Kodrën
Lexo po ashtu Sveçla e shkarkon ushtruesin e drejtorit të AME-së, Fadil Kodrën

Por, para se të ngjitej në hierarkinë institucionale, Fadil Kodra është njohur për aktivitetin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovë.

Fadil Kodra është pjesë e luftëtarëve të parë të UÇK-së.

Pas këij vendimi ka pasur reagime të ashpra nga PDK dhe OVL UÇK.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu përmes një postimi në Facebook ka shkruar se shkarkimi i Kodrës është përndjekje politike.

“Përndjekjet politike e rajonale me mentalitet të viteve të ‘90-ta, s’kanë të ndalur. Xhelal Sveçla, e paska shkarku sot Fadil Kodrën, i cili ka pasur pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave. Si duket veprimtaria kombëtare e z.Kodra e bënë të pa përshtatshëm për këtë Regjim”, ka shkruar Musliu.

Edhe nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku e ka konsideruar të gabuar shkarkimin e Kodrës.

Përmes një postimi në Faecebook, Lushtaku e ka quajtur të turpshëm shkarkimin e Kodrës nga ana e ministrit Sveçla.

“Duket që kjo qeveri e turpit ka aq shumë antipati ndaj UÇK-së, sa askush nuk mund të imagjinonte se veprimet e saj do të bien deri në këtë nivel. Nuk ka turp më të madh sesa të shkarkohet nga pozita e Drejtorit të Agjencinë e Emergjencave, një njeri si Fadil Kodra, që gjithë jetën e ka vënë në shërbim të kombit”, shkruan ndër të tjera ai.

Ndërsa reagim për këtë ngjarje ka bërë edhe kryetari i OVL UÇK-së, Faton Klinaku.

Klinaku këtë vendim të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka quajtur turp.

“Shkarkimi nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Emergjencave të Kosovës, i njërit nga themeluesit të UÇK-së, nga grupi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, Gjenerali Fadil Kodra, është turpi i turpit të kësaj qeverie”, ka shkruar mes tjerash ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Lajme
Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në "lloç"

Komunat
Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Lajme
Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Lajme
Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Lajme
Kalo në kategori