LAJMI I FUNDIT:

Dushi me ujë të ftohtë në mëngjes, trend më i shpeshtë në mënyrën jetësore bashkëkohore

Dushi me ujë të ftohtë në mëngjes, trend më i shpeshtë në mënyrën jetësore bashkëkohore
(Foto: PCS)

Një dush me ujë të ftohtë në mëngjes, është gjëja më e mirë e mundshme që mund të bëni çdo ditë për shëndetin tuaj.

Një studim holandez tregoi se njerëzit që bëjnë dush të ftohtë në mëngjes kanë më pak gjasa të humbin punën, në krahasim me njerëzit që bëjnë dush të ngrohtë.

Studimi përfshiu më shumë se 3.000 njerëz, por ende nuk është përcaktuar pse uji i ftohtë ul rrezikun e sëmundjeve. Disa studiues mendojnë se uji i ftohtë mund ta përforcojë sistemin imunitar.


Shkencëtari zbulon: Idetë më të mira u vijnë njerëzve në dush
Lexo po ashtu Shkencëtari zbulon: Idetë më të mira u vijnë njerëzve në dush

Një studim nga Republika Çeke zbuloi se sistemi imunitar u forcua te të rinjtë që merreshin me sport dhe u zhyten në ujë të ftohtë tri herë në javë për një periudhë prej gjashtë javësh.

Uji i ftohtë aktivizon sistemin nervor simpatik, pjesë e sistemit që kontrollon dhe ndikon në përgjigjen tonë “luftë ose shmangie”. Është një reagim fiziologjik automatik ndaj një ngjarjeje që perceptohet si e rrezikshme, stresuese ose e frikshme.

Kur pjesa simpatike e sistemit nervor aktivizohet nga uji i ftohtë, rrit nivelin e hormonit noradrenalinë. Ky hormon shkakton një rritje të rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut te njerëzit që zhyten në ujë të ftohtë, gjë që lidhet me përmirësimin e shëndetit.

A është më mirë të bëni dush natën apo në mëngjes?
Lexo po ashtu A është më mirë të bëni dush natën apo në mëngjes?

Uji i ftohtë gjithashtu përmirëson qarkullimin dhe disa studime sugjerojnë se mund të jetë gjithashtu i dobishëm nëse jeni duke kërkuar të humbni peshë.

Për më tepër, uji i ftohtë mund të ketë përfitime të shumta për shëndetin mendor. Kur bie në kontakt me fytyrën ose qafën, mund të përmirësojë funksionet e trurit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë

Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë

A e dini se...
Vlogeri vizitoi “qytetin më të afërt me hapësirën” ajo se çfarë zbuloi ishte ‘tmerruese’: Nëse ferri ekziston, ky vend i afrohet

Vlogeri vizitoi “qytetin më të afërt me hapësirën” ajo se çfarë zbuloi ishte ‘tmerruese’: Nëse ferri ekziston, ky vend i afrohet

A e dini se...
Zakonet e këqija të çdo shenje të horoskopit

Zakonet e këqija të çdo shenje të horoskopit

Astrologji
Katër shenjat e horoskopit janë në pritje të ndryshimeve të mëdha në janar: Jeta e tyre po ndryshon nga themeli

Katër shenjat e horoskopit janë në pritje të ndryshimeve të mëdha në janar: Jeta e tyre po ndryshon nga themeli

Astrologji
Bricjapi - Horoskopi vjetor për 2025: Një fillim dinamik i vitit, gushti sjell dilema dashurie

Bricjapi - Horoskopi vjetor për 2025: Një fillim dinamik i vitit, gushti sjell dilema dashurie

Astrologji
Si të jeni një lider karizmatik dhe i pushtetshëm

Si të jeni një lider karizmatik dhe i pushtetshëm

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori