LAJMI I FUNDIT:

Helmimi në Kaçanik, drejtori i Shëndetësisë: Janë mbi 300 pacientë, gjendja e tyre është stabile

Helmimi në Kaçanik, drejtori i Shëndetësisë: Janë mbi 300 pacientë, gjendja e tyre është stabile

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Kaçanikut, Salih Malsiu, ka folur rreth dyshimeve se mbi 300 qytetarë janë helmuar nga uji i pijes në këtë komunë që nga data 5 korrik.

Ai tha se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Kaçanik ka arritur që të gjithë pacientëve t’u jap shërbimet e nevojshme dhe se gjendja e tyre është momentalisht stabile.

Malsiu bëri të ditur se tashmë janë dërguar edhe mostrat për analizat kimike dhe bakteriologjike të ujit, ku ato kimike kanë rezultuar mirë.


“Analizat kimike kanë dalë dhe rezultati është i mirë kurse rezultatet e analizë bakteriologjike jemi në pritje dhe presim që nesër t’i marrim”, është shprehur Malsiu në Klan Kosova.

Rreth 80 qytetarë të Kaçanikut kërkojnë ndihmë në QKMF, dyshohet se u helmuan nga uji i pijshëm
Lexo po ashtu Rreth 80 qytetarë të Kaçanikut kërkojnë ndihmë në QKMF, dyshohet se u helmuan nga uji i pijshëm

Tutje, i pari i Shëndetësisë në Kaçanik tha se kjo është hera e parë që po përballen me një situatë të tillë, dhe se kanë kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes.

“Kemi kërkuar nga qytetarët që të vlohet uji për konsum dhe kemi kontaktuar nga Biforkacioni që të mos ketë furnizim me ujë të asaj pjese që ne kemi shfaqë dyshime se mund të ketë diçka më shumë”, është shprehur Malsiu.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze

Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze

Lajme
Kalo në kategori