LAJMI I FUNDIT:

Iluzioni optik ndan internetin – në cilën drejtim e shihni ju rrotullimin e rrethit?

Iluzioni optik ndan internetin – në cilën drejtim e shihni ju rrotullimin e rrethit?

Një iluzion optik i ndau në dy grupe përdoruesit së fundmi.

Animacioni i shkurtër përmban 12 blloqe në formë pyke të rregulluar në një rreth që rrotullohet në një lak të vazhdueshëm.

Përdoruesit e rrjeteve sociale u habitën nga animacioni, i cili ka grumbulluar më shumë se 18 mijë pëlqime në Twitter dhe tetë mijë vota pozitive në Reddit.

Një përdorues i Twitter-it shkroi: “Më pëlqen se si truri e sheh atë ndryshe, në varësi të vendit ku ai vendos fokusin”.

Ky iluzion tregon nëse jeni mendjemprehtë apo kreativ - çfarë shihni së pari?
Lexo po ashtu Ky iluzion tregon nëse jeni mendjemprehtë apo kreativ - çfarë shihni së pari?

Dhe një tjetër tha: “A po vjen apo po shkon?” e ndjekur nga një ‘emoji’ fytyre e hutuar.

Iluzioni funksionon duke përdorur pak metoda animacioni për t’i bërë blloqet të duken sikur po shkojnë në dy drejtime njëherësh.

A mund ta gjeni telekomandën e fshehur mes mobiljeve në më pak se një minutë?
Lexo po ashtu A mund ta gjeni telekomandën e fshehur mes mobiljeve në më pak se një minutë?

Mbani sytë në një bllok të vetëm në pozicionet e orës nëntë ose tre në rreth. Ata ndryshojnë formën ndërsa rrotullohen. Kjo jep iluzionin e dy llojeve të lëvizjes. /Telegrafi/