Serbët e veriut të vendit janë shprehur se nuk janë në dijeni për vendimin e djeshëm të Qeverisë së Kosovës rreth reciprocitetit për kalimin e kufirit shtetëror të qytetarëve me dokumente personale të lëshuara nga Serbia, si dhe regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet të cilat aktualisht kanë targa ‘KM’, ‘PR’, ‘PE’ etj.
Ata, edhe pse nuk i dinë detajet e këtij vendimi, shprehin bindjet e tyre të ndryshme rreth kësaj çështje.
Branko Jereniq, qytetar nga veriu i Mitrovicës, thotë se nuk është i njoftuar rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës, por e quan vendim politik, dhe vë në pikëpyetje zbatimin e tij nga ana e qytetarëve.
“Nuk jam mirë i njoftuar rreth kësaj, andaj nuk e di, por është një vendim politik i individëve të caktuar dhe kjo është e tëra, nuk di ç’të them tjetër… Se a duhet t’i regjistrojnë automjetet në targat RKS, koha do ta dëshmojë”, ka thënë Jeremiq, për KP.
Edhe një tjetër qytetar po ashtu nga veriu i Mitrovicës, i cili nuk deshi ta thotë emrin e tij, tha se nuk është në dijeni për vendimin e qeverisë dhe se nuk i intereson politika.
“Mua nuk më intereson politika, për mua është e rëndësishme të jemi së bashku të gjithë”, tha ai.
Gordana Jasniq, theksoi se nuk i respekton vendimet e Qeverisë së Kosovës.
“Rreth vendimit të fundit të qeverisë nuk jemi të njoftuar, por mendoj se Kosova është Serbi… Jo nuk i respektojmë vendimet (e Qeverisë së Kosovës), sepse Kosova është Serbi”, u shpreh Jasniq.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e djeshme elektronike mori vendim të mundësojë regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, si dhe vendimin për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga Serbia.
Me vendimin e parë të miratuar nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, është mundësuar që pronarëve të automjeteve të pajisura me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori 1999 deri më datë 21 prill 2022, t’u mundësohet regjistrimi i mjeteve me targa RKS.
Sipas këtij vendimi, regjistrimi do të fillojë me datë 01.08.2022 dhe do të zgjasë deri më 31.09.2022. Vendimi ka karakter të papërsëritshëm pas përfundimit të periudhës së vlefshmërisë dhe obligon Ministrinë e Brendshme që të ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme me qëllim të realizimit të këtij procesi.
Miratimin e kabinetit qeveritar e mori edhe vendimi sipas të cilit çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë.
Fletë-deklarimi do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore.
Gjithashtu, sipas vendimit, automjetet me targa të Serbisë që paraqiten për kalim të kufirit shtetëror dhe kanë për qëllim të lëvizin në territorin e Kosovës, duhet të kenë të vendosur ngjitësin në pjesën e simboleve dhe emërtimit shtetëror, nga data 01.08.2022. Mekanizmi i tillë do të vlejë deri me 31.10.2022.
Ky mekanizëm është pa paragjykim ndaj afatit maksimal të qëndrimit të automjeteve të tilla në territorin e Republikës së Kosovës, përfundon komunikata./Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
Deri në fund të muajit do të përfundojë procedura për shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova