LAJMI I FUNDIT:

Një 72-vjeçar goditet me sëpatë në Gjakovë – dërgohet në QKUK

Një 72-vjeçar goditet me sëpatë në Gjakovë – dërgohet në QKUK
Foto: Ilustrim

Ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bardhaniq të Gjakovës, një 72-vjeçar ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar me sëpatë.

Rastin e ka bërë  të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.


Ai ka thënë se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtim të mëtejmë mjekësor.

“Është informuar se në fshatin Bardhaniq rreth orës 19:25 i dyshuari i gjinisë mashkullore e kishte goditur viktimën po ashtu i gjinisë mashkullore (i lindur në vitin 1950), me sëpatë, me ç’rast i kishte shkaktuar lëndime të rënda”, deklaroi Elezaj.

Tutje theksoi se policia së bashku me njësitet e tjera relevante kanë dalë në vendngjarje dhe po merren me rastin.

Po ashtu lidhur me incidentin është njoftuar edhe prokurori i krimeve të rënda.

Rasti është inicuar si vrasje në tentativë./Telegrafi/