LAJMI I FUNDIT:

Meshkujt më misteriozë lindin në këto shenja: E kanë të vështirë të hapen para të tjerëve, janë përjetësisht enigmatikë!

Meshkujt më misteriozë lindin në këto shenja: E kanë të vështirë të hapen para të tjerëve, janë përjetësisht enigmatikë!

Disa meshkuj i mbajnë gjithmonë “gjërat” ekskluzivisht për vete

Nëse keni takuar një mashkull, karakterin e të cilit nuk mund ta zbuloni plotësisht, nuk dini shumë për të dhe ai shumë rrallë flet për veten dhe jetën e tij, kontrolloni nëse është në listën e shenjave më misterioze…


Akrepi

Nëse ka një shenjë, reputacioni i misterit të së cilës “ka tejkaluar Universin”, ajo shenjë është Akrepi. Ky njeri nuk do t’ju tregojë kurrë gjithçka që mendon ose beson. Gjithmonë ruan sekrete dhe gjithmonë ka asa në mëngë që do të luajë, kur do dhe nëse duhet.

Akrepi nuk dëshiron që ju të dini se çfarë po ndodh në mendjen e tij dhe ta manipuloni atë. Në fund të fundit, kjo është taktikë e tij ndaj të tjerëve, kështu që ai kurrë nuk do të lejojë që e gjithë kjo të kthehet kundër tij.

Peshorja

Ka një arsye që Peshorja konsiderohet një mashkull misterioz, sepse edhe pse është i shoqërueshëm, flet shumë dhe është ekstrovert, gjithçka që thotë dhe bën është e pakuptimtë dhe nuk ka të bëjë kurrë me jetën e tij personale apo atë që ai mendon në të vërtetë.

Bisedat e tij janë shpesh për erën dhe ujin dhe rrallëherë i hapin zemrën. Pra, në gjërat e rëndësishme do të ketë gjithmonë një mister që do të mbulojë jetën e tij.

Peshqit

Peshqit janë të ndjeshëm, romantikë dhe modestë. Ata janë gjithashtu mjaft misteriozë. Ata veprojnë kryesisht në bazë të intuitës së tyre, e cila konkurron me intuitën e Akrepit.

Ai kupton shumë, por nuk do t’ju tregojë gjithçka që sheh. Peshqit rrallë “hapen” dhe vetëm nëse e keni fituar vërtet besimin e tij, ai mund t’ju zbulojë një pjesë të vetes.

Bricjapi

Bricjapi, për shkak të pamjes së tij, ka një atmosferë misteri rreth tij. Nuk është një shenjë që i pëlqen të flasë për veten. Ai hesht në vend që të flasë për gjëra të parëndësishme. Ai do të flasë vetëm nëse mendon se ka një bashkëbisedues të jashtëzakonshëm përballë, por sërish nuk do të tregojë gjëra për veten e tij.

Bricjapi e “blen” informacionin, nuk “e shet”. Dhe pikërisht kjo i bën të tjerët të pyesin veten për të dhe për jetën e tij. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Stil
Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Lifestyle
Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori