LAJMI I FUNDIT:

“Ylli i TikTok-ut” akuzon drejtuesit e një ferme në Hamptons, se ia ndaluan kalërimin për arsye të peshës

“Ylli i TikTok-ut” akuzon drejtuesit e një ferme në Hamptons, se ia ndaluan kalërimin për arsye të peshës

Influencerja 26 vjeçare me madhësi plus Remi Bader, ka akuzuar rëndë drejtuesit e një ferme në Hamptons, pasi që ata e ndaluan të kalëronte një nga kuajt e tyre për shkak të peshës, e pastaj djali i pronarit të fermës e quajti atë “një b*****r e trashë”.

Remi, e cila fitoi famën e saj në TikTok ku postonte video të ndryshme duke provuar veshje të madhësive realiste, vizitoi Fermën Deep Hollow në Montauk të New York, teksa ishte pjesëmarrëse e një konference të Jon Bon Jovit në Hampton, transmeton Telegrafi.


Shumë fotografi dhe video të postuara në rrjetet sociale nga shoqet e saj, shfaqnin momente të lumtura ku yjet e rrjeteve sociale shiheshin duke përjetuar jetë cilësore në zonën ekskluzive të Long Island.

Por që më vonë Remi zbuloi realitetin e hidhur të prapaskenave të videove të postuara në Instagram.

Ylli i rrjeteve sociale ndau eksperiencën e saj në TikTok, ku ajo postoj një video me të cilën ajo thoshte se Ferma Deep Hollow, fermë e cila kërkon pagesë prej 250 dollarësh për një kalërim me kohëzgjatje prej 30 minutave, nuk e lejuan atë që të kalëronte për shkak se ajo kishte peshë më të madhe se 108 kilogramësh. /Telegrafi/