Njeriu i parë i “trupit” të BMW M, Frank van Meel, ka konfirmuar se gjenerata e re e M2, do të jetë modeli i fundit nga familja M që do ta vë në lëvizje motori me djegie të brendshme.
Për shkak të masave të rrepta sa i përket emetimit të gazrave, por edhe planeve të paralajmëruara se do të ndalet prodhimi i veturave, motorët e të cilëve përdorin derivate fosile, në njësinë M të BMW kanë pranuar se M2 i ri do të jetë i fundit në modelin M, që do ta vë në lëvizje motori me djegie të brendshme, transmeton Telegrafi.
E derisa njësia e modelit M ka paralajmëruar futjen në botën e elektrifikimit me modelin XM, prodhimi serik i të cilit do të fillojë në fund të vitit, M2 i ri (G7) do të dedikohet për blerësit e veturave tradicionale të kësaj marke gjermane, pasi do të ketë motorin 3 litërsh me 6 cilindra me benzinë që e asistojnë dy turbo mbushës.
E blerësit do të kenë mundësi të zgjedhin mes ndërruesit manual dhe atij automatik, që bartë fuqinë në të katër rrotat.
M2 i ri është në fazën e fundit testuese. Prodhimi do të fillojë në fabrikën në Meksikë, e prezantimi pritet të ndodh në fund të vitit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”
Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
Garë midis Ferrari Purosangue dhe Lamborghini Urus
Cilat janë veturat më të shitura në botë?
Mercedes-Benz lider i Premium klasës në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'