Poezi nga: Mascha Kaleko
Përktheu: Maksim Rakipaj
Më kujtohet kur vdiqa të parën herë,
e mbaj mend si tani si qe.
Vdiq gjithçka për mua, pa u ndjerë.
Në Hamburg ndodhi, ishte prill,
tetëmbëdhjetë vjeçe isha.
Kur vdiqa herën e dytë,
më dhëmbi shumë vdekja.
Pak gjëra munda t’i le:
zemrën që regëtinte para derës së tij
dhe gjurmët e kuqe mbi dëborë.
Por kur vdiqa për herë të tretë,
thuajse fare s’e ndjeva.
Më qe e afërt tashmë, si shtrati, si buka,
si këpucët, si teshat më ishte vdekja.
Dhe tani nuk vdes më.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore