LAJMI I FUNDIT:

Në Mostar tentuan ta rrënojnë objektin e vjetër me eksploziv – por më pas ‘plani doli jashtë kontrollit’

Në Mostar tentuan ta rrënojnë objektin e vjetër me eksploziv – por më pas ‘plani doli jashtë kontrollit’

Në Mostar të Bosnjë dhe Hercegovinës ka vazhduar rrënimi i disa ndërtesave të vjetra dhe një situatë e pazakontë ka ndodhur atje.

Gjegjësisht, njëra prej objekteve, pasi shpërtheu eksplozivi, filloi të bjerë – por më pas “plani doli jashtë kontrollit”, përcjell Telegrafi.


Një ndërtesë e tillë që mbeti “e pjerrët” u shndërrua menjëherë në një atraksion dhe shumë banorë të Mostarit nxituan ta fotografonin.

Nuk kaloi shumë kohë që filluan batutat se si Mostari mori një kullë të pjerrët të ngjashme me Kullën e Pizës në Itali.

Sidoqoftë, shembja ka vazhduar deri në fund – por se në vend të eksplozivit është vendosur që objekti të tentohet të prishet me ekskavator.

Raportohet se në këtë zonë përgjatë lumit Neretva është planifikuar të ndërtohet një kompleks banimi dhe biznesi. /Telegrafi/