LAJMI I FUNDIT:

KOMF thirrje institucioneve: Fëmijët, prioritet i parë!

KOMF thirrje institucioneve: Fëmijët, prioritet i parë!

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, KOMF uron për të gjithë fëmijët, një fëmijëri të shëndetshme dhe të lumtur.

KOMF thekson se mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në Kosovë vazhdon të cenohet.

“Të dhënat tregojnë për gjendje të rëndë të mirëqenies së fëmijëve, e sidomos fëmijëve të cenueshëm. 22.8% e fëmijëve jetojnë në varfëri përderisa 7.2% e tyre jetojnë në varfëri ekstreme. 72% e fëmijëve raportohet të jenë të disiplinuar me dhunë (presion psikologjik dhe/ose ndëshkim fizik). 5% e fëmijëve janë të përfshirë në punë.


Vetëm 15% e fëmijëve të moshës 3-4 vjeç vijojnë programet për edukim në fëmijëri të hershme. 8% e fëmijëve të moshës 7-12 vjeç, janë raportuar të kenë vështirësi funksionale të paktën në një fushë. Vetëm 38% e fëmijëve që jetojnë në komunitete janë vaksinuar plotësisht”, thuhet në njoftim.

KOMF më tej bën të ditur se vetëm 1% e buxhetit total të buxhetit qendror ndahet për shërbime sociale.

“Ofruesit e shërbimeve sociale për mbrojtjen e fëmijëve në vazhdimësi rrezikojnë mbylljen e shërbimeve si pasojë e mungesës së financimit të qëndrueshëm.

Edhe pse në Kosovë legjislacioni garanton mbrojtjen e fëmijëve, të dhënat tregojnë që në Kosovë vazhdon të ketë shkelje të të drejtave të fëmijëve. Ligji për Mbrojtje të Fëmijës edhe pse ka hyrë në fuqi nga viti 2020, vazhdon të mos gjejë zbatim.

Mungesa e zbatimit të legjislacionit, mungesa e vullnetit politik, mungesa e investimeve dhe kapaciteteve mbesin ndër shkaqet kryesore për gjendjen e të drejtave të fëmijëve”, thuhet në njoftim.

KOMF bënë thirrje drejt institucioneve qendrore dhe komunale të prioritizojnë mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve përmes rritjes së buxhetit, ngritjes së kapaciteteve dhe zbatimit të legjislacionit për të siguruar që fëmijët të rriten të shëndetshëm dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Kalo në kategori