LAJMI I FUNDIT:

Ekipet e shpëtimit gjejnë kutinë e zezë të aeroplanit që u rrëzua në Nepal

Ekipet e shpëtimit gjejnë kutinë e zezë të aeroplanit që u rrëzua në Nepal

Kutia e zezë e aeroplanit të aviokompanisë Tara Air që u rrëzua të dielën në Nepal, është gjetur dhe dërguar për analizë.

Ekipet e shpëtimit të hënën gjetën rrënojat e aeroplanit, ku u konfirmua se kanë humbur jetën 22 pasagjerë, transmeton Telegrafi.


Aeroplani ishte në minutën e 20-të të fluturimit, kur kulla e trafikut ajror pesë minuta para se të aterronte humbi kontaktin me fluturaken.

Zhduket aeroplani me 22 pasagjerë dhe anëtarët e ekuipazhit në Nepal
Lexo po ashtu Zhduket aeroplani me 22 pasagjerë dhe anëtarët e ekuipazhit në Nepal

Në këtë aksident ajror kanë humbur jetën katër shtetas të Indisë, dy të Gjermanisë dhe 16 pasagjerë tjerë nga Nepali.

Kutia e zezë është gjetur në vendin ku ka ndodhur rrëzimi i aeroplani, e cila më pas është marrë nga autoritetet kompetente dhe e është dërguar me helikopter në laboratorin e Katmandusë për analizë.

Ky aeroplan është prodhuar nga kompania kanadeze De Havilland, që po udhëtonte nga qyteti turistik Pokhare dhe për destinacion kishte një lokacion tjetër turistik i njohur si Jomsom. /Telegrafi/