LAJMI I FUNDIT:

Mjeku kuron, natyra shëron …

Mjeku kuron, natyra shëron …
Ilustrim

Shefqet Deliallisi

Ndodh shpesh që organizmi ynë të shërohet nga sëmundje pa ndonjë shpjegim të qartë mjekësor, madje edhe nga sëmundje të rënda.

Mjekësia moderne është shfaqur jo më parë se 200 vjet, ndërsa qenia njerëzore ka arritur të mbijetojë mijëra e mijëra vjet …


Librat e vjetër …

Në bibliotekë kam disa libra mjekësorë të fillimshekullit të kaluar, trashëguar nga babai im mjek. Traktate mjekësore, monografi … Mes tyre një Farmakope, libër ku përshkruhen qindra “mjekime” për sëmundje të ndryshme. Formula të çuditshme. Përbërës bimorë (jo rastësisht në gjuhën shqipe fjala barna është sinonim i fjalës ilaç) që farmacistit i duhej t’i kthente në pluhur, peshonte, treste në alkool, para se t’ia jepte të sëmurit. Gjykuar në dijet e sotme, këto “mjekime” të çuditshme kanë qenë thjeshtë placebo. Përfitimi i vetëm prej tyre: një përmirësim nga ideja se je duke marrë një ilaç të dobishëm.

Në atë kohë, të vetmet ilaçe që jepnin siguri për efektin e tyre ishin vaksina për linë, kinina për malarien, opiumi apo morfina për të qetësuar dhimbjet. Kaq.

Duke shfletuar librat e vjetër, një mjek shkruan në ditarin e tij:

“Në vizitë më erdhi një pacient. Urinonte gjak. Pasi e ekzaminova atë dhe urinën e tij, s’munda të përcaktoj diagnozën. Për të fituar kohë, për të menduar, për të lexuar rreth kësaj gjendje, i dhashë një mjekim me hekur që përdoret për trajtimin e anemisë, ndonëse anemi s’kishte. Ditë më pas pacienti u kthye të më falënderonte< ‘mjekimi’ kish qenë i përsosur. Gjaku ishte zhdukur nga urina. Sipas të gjitha gjasave, pa kuptuar kishte nxjerrë një gur të heshtur nga veshka. Isha i bindur që mjekimi që i dhashë s’kishte asnjë lidhje me shërimin. Gjithsesi, reputacioni im ishte rritur” …

Shumica e mjekëve e kuptonin që s’ishte mjekimi apo ndonjë ‘eliksir’ që shëronte, megjithatë ata vazhdonin të përshkruanin receta.

“Ilaçi doktor”

Një shekull më parë, mjeku ishte shumë i ditur, me lidhje njerëzore të forta me pacientin, pranë shtratit të tij, ndonëse pak mund të bënte me mjetet e mundësitë e kohës. Roli këshillues dhe ngushëllues i tij, me efektin psikologjik, përbënte atë që quhet “ilaçi doktor” që në shumë raste ishte (dhe është) efikas …

Në ditët e sotme, mjeku bën shumë më tepër, ka pafund mjete në dispozicion, barna, teknologji të sofistikuara, por lidhja njerëzore me pacientin është gjithnjë e më e ftohtë …

Nëse krahasojmë mjekësinë dje me atë sot, dallimi është ndërmjet një profesioni dhe një biznesi, ndërmjet një profesioni që u rrit dhe zhvillua i mbështetur në traditën humane dhe atij që u rrit dhe po rritet, në kushte e një kompleksi medikoindustrial që udhëhiqet nga fitimi…

Pak histori

Aftësia vetëshëruese e organizmit është vënë në dukje që nga koha e Hipokratit. Një nga parimet e mjekësisë së tij është fuqia shëruese e natyrës (organizmit). Çfarë mjeku mund të bëjë sipas kësaj teorie është vetëm lehtësimi i prirjes natyrore të organizmit për vetëshërim.

Ky parim u zhvillua më tej nga fiziologu i famshëm francez, Claude Bernard (1813-1878), me teorinë e “Mjedisit të brendshëm”, sipas së cilës lëngjet e organizmit ushqejnë dhe mbajnë në gjendje ekuilibri qelizat e organizmit duke i siguruar në mënyrë të pavarur kushte për jetë të mirë.

Më tej shkoi mjeku amerikan Walter Cannon me librin “Urtësia e organizmit” (1930) me hemostazën, përsosmërinë e paarritshme të organizmit për të ruajtur parametra jetësorë të qëndrueshëm të temperaturës, ujit, kripës, sheqerit, proteinave, yndyrave, oksigjenit në gjak, e shumë të tjera. Hemostaza është ekskluzivitet i organizmit.

Një analogji …

Valter D. Longo, biogerontolog në Universitetin e Kalifornisë në librin e tij “Dieta e jetëgjatësisë” (2018), shkruan: “Është e pamundur të përmirësosh një simfoni të Mozartit, duke shtuar në orkestër numrin e violonçelave. Duhet të jesh më i zoti se Mozarti për ta bërë këtë. Organizmi ynë është po aq virtuoz në funksionin e tij, sa Mozarti në muzikë. Të detyrosh forcërisht organizmin për shëndet duke i dhënë nga jashtë disa vitamina, suplemente apo nëpërmjet kufizimeve drastike në ushqim apo sforcimeve fizike është e pamundur”.

Ideja që ne kemi kontroll të vetëdijshëm afatgjatë mbi organizmin, është vetëm një iluzion.

Dy thënie pa koment!

Michel de Montaigne (1533-1592), një nga filozofët më të shquar të Rilindjes Franceze: “Mjekët nuk janë as më të shëndetshëm, dhe as nuk jetojnë më gjatë se pacientët e tyre”!

Barbara Ehrenreich, në librin “Shkaqe Natyrore” (2018), shkruan: “Shumë nga avokatët më të shquar të stilit të shëndetshëm të jetesës, shpesh janë larguar nga jeta më shpejt se të tjerët, pikërisht prej sëmundjeve që stili i tyre i jetës duhej t’i parandalonte. Lucille Roberts, pronare e zinxhirit të qendrave ‘non-smoking fitness’, vdiq nga kanceri i mushkërive … Jerome Rodale, krijuesi i revistës “Parandalimi”, i përkushtuari ndaj ushqimit organik, pësoi një atak të rëndë në zemër … Madje, edhe dieta vegjetariane e të famshmit Steve Jobs nuk e shpëtoi miliarderin nga kanceri i pankreasit”.

Duke e mbyllur …

Ajo që ne dimë për organizmin tonë është shumë më pak nga ajo që mendojmë që dimë. Shumë nga sfidat me të cilat ne përballemi sot: ndryshimet klimatike, shkatërrimi i mjedisit, pandemia e fundit, qëndrimi ndaj sëmundjes, vdekjes, kanë rrënjë të përbashkët: iluzionin që ne kemi kontroll të plotë mbi natyrën kur në të vërtetë jemi vetëm pjesë e saj.

Ndërsa jemi përqendruar në prodhimin e kujdesit shëndetësor, ajo për çfarë kemi nevojë është shëndeti. Kujdesi shëndetësor është vetëm një mjet për të arritur këtë qëllim. Lidhja ndërmjet shëndetit dhe kujdesit mjekësor s’është aq direkte sa besohet. Kujdesi mjekësor ndikon në një numër të kufizuar sëmundjesh.

Jetojmë një sistem shëndetësor të shtrenjtë, që u shërben dhe shumë qëllimeve të tjera veç shëndetit. Mjekësia moderne është bërë një kulturë tepër industrializuar. Ka medikalizuar jetën, duke dëmtuar aftësinë e organizmit për vetëshërim.

Thënia “Mjeku kuron, natyra shëron” na vjen nga thellësia e shekujve. Është vetë Nëna Natyrë që ka rregulluar, vazhdon dhe do vazhdojë të rregulloje vazhdimësinë e jetës.

Në trend

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori