LAJMI I FUNDIT:

Merr fund konflikti mes Kishës maqedonase dhe asaj serbe

Merr fund konflikti mes Kishës maqedonase dhe asaj serbe

Pas përçarjes gjysmëshekullore, më në fund paqe mes Kishës Ortodokse maqedonase dhe asaj Serbe.

Në kishën e Shën Sava në Vraçar të Serbisë ka përfunduar shërbesa e Pajtimit, e cila është shërbyer nga patriarku serb Porfir dhe kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë Stefani.

“Mirë se erdhët, na bekoni dhe përcillini bekimet dhe përshëndetjet tona deri tek Kisha dhe populli juaj nga ana e Kishës dhe popullit tonë. Zoti qoftë me ne, sot e përgjithmonë ndër shekuj! Gëzuar për shumë vjet”, tha patriarku serb Porfirij.


“Falënderojmë Zotin që ka ardhur koha, ndaj kemi hasur në një mirëkuptim vëllazëror me Shenjtërinë e Tij, Patriarkun z. Porfiri, së bashku me anëtarët e Kuvendit të Kishës Ortodokse Serbe, të cilët vetëm pak ditë pas miratimit të Sinodit të Patriarkanës Ekumenike, të udhëhequr nga Shenjtëria e Tij, Patriarku Bartolomeu dhe në të njëjtën frymë, mori vendimin për vendosjen e unitetit eukaristik dhe kanonik midis Kishave tona”, tha HT Stefani, kreu i Kishës Ortodokse të Maqedonisë./TV21/