LAJMI I FUNDIT:

Kthehet në punë kryetarja e suspenduar e Gjykatës në Mitrovicë, raporton për tremujorin e parë të 2022-së

Kthehet në punë kryetarja e suspenduar e Gjykatës në Mitrovicë, raporton për tremujorin e parë të 2022-së

Pas afro dy muaj suspendim, Liljana Stevanoviq është kthyer në pozitën e Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Suspendimi i Stevanoviq kishte ardhur pasi  e njëjta ishte pjesëmarrëse në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në Beograd  me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, ku kishin marrë pjesë edhe disa zyrtarë tjerë serbë që punojnë në institucionet e Kosovës.

Burime të “Betimi për Drejtësi” kanë treguar se Stevanoviq ka arritur marrëveshje për pranimin e përgjegjësisë disiplinore me Panelin Hetimor, marrëveshje kjo e cila është aprovuar edhe nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK).


Ndërsa nuk dihet  se çfarë sanksioni disiplinor i është shqiptuar kryetares Stefanoviq pasi rasti ende nuk ka përfunduar dhe ende nuk është publikuar vendimi për arritjen e kësaj marrëveshje.

Ndryshe, në takimin e 287-të të KGJK-së kryetarja Stefanoviq ka prezantuar raportin e punës për tremujorin e parë të vitit 2022, të Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe degëve të kësaj gjykate.

Raportimi i kryetares Stefanoviq ka qenë në gjuhën serbe dhe KGJK nuk ka ofruar përkthim në gjuhën shqipe për publikun.

Mori pjesë në takim me Vuçiqin, suspendohet kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë
Lexo po ashtu Mori pjesë në takim me Vuçiqin, suspendohet kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë

Ndryshe, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 281-të, kishte marrë vendim që ta suspendojë Liljana Stevanoviq, kryetare e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, deri në një vendim të radhës.

Veç kësaj, KGJK po heton edhe dy gjyqtaret serbe, gjyqtaren Dragica Jakovleviq – Gjyqtare Mbikëqyrëse në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, dega në Zubin Potok dhe Tatijana Vrijeviq, Gjyqtare Mbikëqyrëse në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, dega në Leposaviq.

Kjo është konfirmuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës në një përgjigje për “Betimi për Drejtësi”, me 5 maj 2022.

Pasi, është raportuar se bashkë me kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq,  në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Serbisë kanë marrë pjesë edhe gjyqtaret, e lartcekura.

Për këto dy të fundit, Këshilli, në mbledhjen e mbajtur me datë 20.04.2022, ka bashkuar procedurën disiplinore për dy kërkesat dhe ka themeluar një panel hetimor.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori