Në ndërtesën e re të selisë së Evropës në Hoofddrop afër Amsterdamit, kompania Hikvision për katër ditë radhazi ka mbajtur samitin e inovacionit.
Distributorët dhe vizitorët të shumtë nga vende të ndryshme të Evropës, patën mundësinë që për së afërmi të shohin se çfarë mund të sjellë kombinimi i fuqishëm i Hikvision dhe partnerëve të tij teknologjik në tregje të ndryshme.
Në kuadër të këtij Samiti të pranishmit patën rastin të njoftohen me arritjet e reja në fushën e sistemeve të sigurisë nga Hikvision dhe brendeve tjera partnerë që ishin prezantues në këtë Samit.
Nën moton “Discover, Connect, Expand” nga 3 deri më 6 maj 2022, Hikvision vizitorëve gjatë samitit iu mundësoj të shohin dhe demonstrojnë për së afërmi me pajisje Inovative të prezantuara nga Hikvision dhe partnerët pjesëmarrës.
Qëllimi i samitit ishte eksplorimi dhe zgjerimi i mundësive të tregut për të gjithë vizitorët, integruesit dhe partnerët, krijimi i ideve të reja.
Menaxheri i Përgjithshëm i Hikvision Europe, Derek Yang u shpreh se “besojnë që inovacioni është mënyra më e mirë për të krijuar vlera për partnerët tanë”.
Yang ka shtuar se përpjekja e tyre për inovacion do të thotë që kanë një mori zgjidhjesh të shkëlqyera për të nxjerrë në pah dhe diskutuar.
“Rrjeti ynë i gjerë i partnerëve të teknologjisë do të thotë që ne jemi gjithmonë duke zhvilluar zgjidhje të reja bashkëpunuese në tregje të shumta. Ne jemi të ngazëllyer për t’i demonstruar këto dhe për të diskutuar nevojat e klientëve dhe se si mund t’i ndihmojmë ata”, u shpreh Yang.
E në anën tjetër, drejtori i shitjeve në Hikvision, Myler Zhong u shpreh se bota po ndryshon dramatikisht dhe se digjitalizimi po bënë ndryshime të shpejta. Falë organizimit të shkëlqyer dhe programit të drejtuar nga Antun Buterin, Menaxher i Marketingut, samiti arriti që të përcjellë tek vizitorët qëllimin e tij.
Prezantimet e partnerëve të Hikvision u zhvilluan pranë zyrave te Hikvision Europe në Hoofdrop në sallën e katit të dytë, ku kishte edhe stenda të partnerëve që mundësonin lidhje të lehtë me vizitorët, komunikim dhe demonstrim të produkteve dhe shërbimeve të tyre në mënyrë që palët e interesuara të kenë informacion të rëndësishëm për zgjidhjet e paraqitura.
Vizitorët patën mundësinë të explorojnë turneun në Showroom e Hikvision – ku Inxhinier profesionistë të Hikvision treguan për secilën pajisje sesi përdoren dhe çfarë mund të ofrojnë inovacionet inteligjente për tregun dhe përdoruesit e tyre.
Nga ky Samit u pa se, Hikvision dhe partnerët e tij të teknologjisë kombinojnë ekspertizën, aftësitë, mirëkuptimin teknologjik dhe fokusin në industri për të ofruar zgjidhje optimale, për të zgjeruar fushën e biznesit.
Hikvision tani ka më shumë se 42,000 punonjës, mbi 20,000 prej të cilëve janë inxhinierë Research and Development (R&D). Hikvision me gamen e gjerë të produkteve ofron zgjidhjet teknologjike në fushën e sistemeve të sigurisë dhe inovacionit në gjithë territorin e Evropës përmes distributorëve të autorizuar.
Hikvision investon çdo vit mbi 10% të të ardhurave të saj vjetore nga shitjet për kërkime dhe zhvillim për inovacion të vazhdueshëm të produktit. Hikvision ka krijuar një sistem të plotë kërkimi dhe zhvillimi me shumë nivele.
Hikvision ka krijuar një nga rrjetet më të gjera të marketingut në industri, duke përfshirë 33 filiale rajonale jashtë shtetit dhe 35 degë në të gjithë territorin e Kinës, duke siguruar përgjigje të shpejta ndaj nevojave të klientëve, përdoruesve dhe partnerëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Super zbritje në Skechers – Gjithçka me -40%!
Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles