LAJMI I FUNDIT:

Rusët e kërcënojnë Elon Muskun – ai përgjigjet: “Nëse vdes në rrethana misterioze, më vjen mirë që ju njoha”

Rusët e kërcënojnë Elon Muskun – ai përgjigjet: “Nëse vdes në rrethana misterioze, më vjen mirë që ju njoha”

Elon Musk ka bërë një shaka për një kërcënim të dukshëm ndaj tij nga kreu i agjencisë hapësinore të Rusisë.

Duke iu përgjigjur një mesazhi që supozohet të jetë nga Dmitry Rogozin (kreu i agjencisë hapësinore i Rusisë, Roscosmos), Musk tha: “Nëse vdes në rrethana misterioze, më vjen mirë që ju njoha”.

Rogozin thotë se vendimi i Musk për të dërguar shërbimin e tij të internetit me bazë hapësinore Starlink për të ndihmuar Ukrainën e ka shënuar atë si një objektiv rus, transmeton Telegrafi.


“Sipas informacioneve tona, dorëzimi i pajisjeve Starlink është kryer nga Pentagoni”, thuhet në mesazhin e Rogozin.

“Elon Musk, pra, është i përfshirë në furnizimin e forcave fashiste në Ukrainë me pajisje komunikimi ushtarake”.

“Dhe për këtë, Elon, do të mbahesh përgjegjës si një i rritur – pa marrë parasysh se sa do të luash budallain”.

Pavarësisht angazhimit të tij me Twitter-in për momentin, Elon Musk drejton gjithashtu SpaceX –që solli Starlink-un për të ndihmuar Ukrainën në ditët e para të konfliktit.

Ndonëse është jashtëzakonisht e kushtueshme, teknologjia satelitore mund të sigurojë internet për njerëzit që jetojnë në vende rurale ose të vështira për të shërbyer, ku kabllot me fibra optike dhe kullat celulare nuk arrijnë.

Musk fillimisht iu përgjigj një postimi në Twitter nga zëvendëskryeministri i Ukrainës, Mykhailo Fedorov, duke kërkuar që stacionet e Starlink të rivendosin internetin e Ukrainës.

Në më pak se 24 orë, Musk tha se shërbimi satelitor SpaceX Starlink ishte aktivizuar në Ukrainë dhe se terminalet e premtuara ishin rrugës.

Satelitët u vendosën për të mbuluar zonat jugore dhe lindore të Ukrainës me sinjal interneti. /Telegrafi/