Kovaçevski: Punëtorët janë forca lëvizëse e ekonomisë dhe zhvillimit shoqëror
Kryeministri Dimitar Kovaçevski ua ka uruar ditën e punëtorëve – 1 Majin të gjithë punëtorëve në vend.
Në mesazhin e tij për festën, kryeministri theksoi se punëtorët në të dhe në Qeveri kanë aleat për çdo çështje dhe se të gjithë së bashku, Qeveria, punëtorët dhe sindikatat do t’i kalojmë të gjitha sfidat.
“Punëtorët janë forca lëvizëse e ekonomisë dhe zhvillimit shoqëror. Prandaj kjo Qeveri dhe unë si Kryeministër e njohim dhe vlerësojmë punën e tyre. Këtë vit ne festojmë Ditën Ndërkombëtare të Punës në kushtet e krizës globale ekonomike dhe energjetike. Përkundër të gjitha sfidave, ne mbetemi të përkushtuar për përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e pagave të punëtorëve”, tha kryeministri Kovaçevski.
Në tri javët e para të punës së qeverisë së re, siç thotë ai, kemi ardhur deri te rritja historike e pagës minimale në 18.000 denarë.
“Filluam dialogun me Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë për të arritur një marrëveshje të re të përgjithshme kolektive për sektorin publik. Do të mundësojë rritje të vazhdueshme të pagave sipas kritereve që do t’i përcaktojmë bashkërisht. E diela ditë jopune është një hap tjetër drejt promovimit të të drejtave të punëtorëve dhe drejtësisë sociale. Ky ligj është një konfirmim se kujdesi dhe përkrahja për punëtorët është prioritet i Qeverisë”, tha kryeministri.
Ai shprehet se ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në krah të punëtorëve.
“Unë kam qenë dhe do të jem gjithmonë në krah të punëtorëve, ata në mua dhe në këtë Qeveri kanë aleat për çdo çështje dhe çdo problem do ta zgjidhim bashkë. Ka ende shumë punë për të bërë në këtë fushë, por së bashku me punëtorët dhe sindikatat do t’i kalojmë të gjitha sfidat. Në emër tim dhe në emër të Qeverisë i jap mirënjohje të madhe të gjithë punëtorëve në vend”, ka thënë kryeministri Kovaçevski në kartolinën përshëndetëse.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Fetai në takim me një delegacion nga OSBE: Mbështesim hetimet financiare për kthimin e pasurive të paligjshme
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!