LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka epilog për deponinë në Strugë

Nuk ka epilog për deponinë në Strugë

Edhe pas më shumë se një viti nga fillimi i gjykimit për deponinë ilegale të qytetit, që po helmon struganët prej një dekade, nuk ka asnjë epilog. Shoqata e Juristëve të Rinj të Maqedonisë (SHJRM), i paditi komunën, Kompaninë e Shërbimeve Publike, si dhe Ministrinë e Mjedisit Jetësor, se nuk kanë bërë asgjë për të zgjidhur këtë problem të madh ekologjik. Rasti aktualisht ndodhet në Gjykatën e Apelit në Manastir. Shoqata kërkon nga gjykata t’i ndalojë depozitimin e mëtejshëm të mbeturinave në hyrje të Strugës, dhe të obligojë institucionet e paditura që ta pastrojnë dhe rivitalizojnë zonën, shkruan Alsat.

“… Fati i këtij rasti do të ketë të bëjë me fatin e të gjitha deponive, që ndodhen në vend. Pra, bëhet fjalë për zgjidhjen e një çështjeje, që mund të jetë e natyrës nacionale”, tha Gligorie Qatoski-avokat

Ndërkohë stacioni i transferimit, i cili është ndërtuar 4 vite më parë dhe ka kushtuar rreth 340 mijë euro, po dështon dhe nuk funksionon. Aty mbetjet duhej të shtypeshin, të selektoheshin dhe më pas të transportoheshin në një vend tjetër. Premtimet e kryetarit aktual Ramiz Merko ishin të mëdha, se deponia do të mbyllet dhe mbetjet do të dërgohen në një lokacion tjetër. Në vend të kësaj, Merko vitin e kaluar tha se deponia ishte e mirëmbajtur dhe se mund të bëhej edhe piknik në të, sepse nuk përbënte rrezik mjedisor. Por, ekspertët nuk pajtohen me këtë.


“Për momentin mendoj se do të ishte më e përshtatshme të konservohej. Fatkeqësisht, me atë konservim nuk mund ti mbrojmë ujërat nëntokësore të përdorura nga fermerët për ujitje. Kur do të fillojmë ti gjejmë ato substanca të rrezikshme në ujërat nëntokësore, kjo është vetëm çështje kohe”, tha Nestor Jauleski-biolog

Sipas vlerësimeve të sektorit joqeveritar, në deponinë ilegale afër Strugës grumbullohen rreth 40 mijë tonë mbeturina në vit. Një padi e ngjashme është planifikuar të ngrihet edhe për deponinë ilegale të Bukovës, ku hidhen mbeturinat e qytetit të Ohrit./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kalo në kategori