LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk tha se çipi i trurit Neuralink mund të ndihmojë në trajtimin e obezitetit? Shkencëtarët thonë nuk është diçka e pamundur

Elon Musk tha se çipi i trurit Neuralink mund të ndihmojë në trajtimin e obezitetit? Shkencëtarët thonë nuk është diçka e pamundur

Elon Musk beson se çipi i tij i trurit Neuralink mund të ndihmojë në trajtimin e obezitetit.

Dhe siç shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi, ekspertët thonë se ëndrra e miliarderit nuk është aq e largët sa mund të duket.


“Unë nuk mendoj se është më e pabesueshme se pretendimet e tjera për potencialin e neuroteknologjisë”, ka thënë profesor Andrew Jackson, një ekspert në Universitetin e Newcastle.

Musk e bëri sugjerimin në një intervistë në TED më 14 prill.

Elon Musk mund të bëjë bashkimin e Tesla, SpaceX dhe Twitter në një 'super-kompani' të re
Lexo po ashtu Elon Musk mund të bëjë bashkimin e Tesla, SpaceX dhe Twitter në një 'super-kompani' të re

Ekspertët e intervistuar nga Insider kanë thënë se një çip truri i disponueshëm në treg për të luftuar obezitetin është shumë larg, por koncepti ishte premtues nëse mbështetej nga shkenca e duhur.

E themeluar nga Musk në vitin 2016, Neuralink po zhvillon një mikroçip që futet në kafkën e një personi.

Ndryshe, Musk ka përmendur më parë një gamë të gjerë të çrregullimeve neurologjike që ai beson se Neuralink mund të trajtojë, duke përfshirë sëmundjet e Parkinsonit dhe Alzheimerit.

Ai gjithashtu ka bërë pretendime të tjera për çipin duke theksuar se mund të “zgjidhë autizmin” dhe të krijojë “simbiozë” midis njerëzve dhe inteligjencës artificiale. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Smartphone TCL vjen me një ekran shumë tërheqës

Smartphone TCL vjen me një ekran shumë tërheqës

Teknologji
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit

Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit

Teknologji
Boston Dynamic prezanton robotin e ri qen i cili shfaqet duke kërcyer

Boston Dynamic prezanton robotin e ri qen i cili shfaqet duke kërcyer

Teknologji
WhatsApp po merr përmirësime të mëdha

WhatsApp po merr përmirësime të mëdha

Teknologji
Qualcomm dhe prodhuesit e telefonave Android punojnë drejt zhvillimit të veçorisë të

Qualcomm dhe prodhuesit e telefonave Android punojnë drejt zhvillimit të veçorisë të "komunikimit të mesazheve me satelitë"

Teknologji
Kalo në kategori