LAJMI I FUNDIT:

Studentët të pakënaqur, kërkojnë largimin e Besiana Mehmedit

Studentët të pakënaqur, kërkojnë largimin e Besiana Mehmedit

Këshilli i fakultetit të arteve ka vendosur që për lëndën e Historisë së arteve të angazhon edhe një profesor, që studentët nëqoftëse nuk e duan Besiana Mehmedin të mund ta zgjedhin profesorin Bajram Çupi.

Për shkak ankesave të studentëve Këshilli i fakultetit gjithashtu i ka dhënë edhe një vërejtje me shkrim profesoreshës Besiana Mehmedi.


“Lëndën Histori e arteve krahas profesoreshës Besiana Memedi të caktohet edhe profesori Bajram Çupi, ndërsa studentet do të jenë të lirë të zgjedhin te cili profesor do ta ndjekin lëndën. Këshilli mësimor i fakultetit të arteve vendosi që t’i jap vërejtje me shkrim profesoreshës Besiana Memedi për shkak të shkeljeve në kronologji gjatë procesit të mësimbatjes”, tha Nafi Jashari, dekan i Fakulteti të Arteve.

Por studentët nuk janë të kënaqur nga ky vendim. Ata thonë se do të vazhdojnë me bojkot deri në shkarkimin të profesoreshës Mehmedi.

“Ne nuk jemi të kënaqur me këtë vendim për shkak se të gjitha shkeljet që janë bërë nuk mund të zgjidhjen me një vërejtje që do ia dërgojnë profesoreshës dhe ky vendim dëshmon se ata e kanë kuptuar se profesoresha ka gabuar me ofendimet dhe të gjithë shkeljet që ka bërë. Kështu kanë arritur deri në këtë përfundim dhe për këtë arsye ne do bojkotojmë ligjëratat deri sa ky rast të merr një epilog dhe të merren masa. Neve duam që profesoresha të largohet nga vendi i punës se ka bërë shkelje të mëdha dhe të rënda”, u shpreh Ardi Lena, student.

Bojkoti i studentëve të fakultetit të arteve filloi para një jave, ndërsa nesër do të dalin në protesta. Ata e akuzojnë profesoreshën Besiana Mehmedi se po u ushtron presion edhe bullizim. Akuzat e njëjta profesoresha Memedi i ka mohuar./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Lajme
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
Kalo në kategori