LAJMI I FUNDIT:

Gruevski: Qeveria aktuale ka lobuar për të më futur në listën e zezë

Gruevski: Qeveria aktuale ka lobuar për të më futur në listën e zezë

Ish-kryeministri dhe aktualisht azilkërkues në Budapest, Nikolla Gruevski beson se qeveria aktuale ka lobuar në administratën amerikane në vendimin e sotëm që ai të futet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara.

Ai shpreh keqardhje për vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Përpjekjet e mia afatgjata për ta zgjidhur çështjen e emrit në një mënyrë të ndryshme nga ajo që u zgjidh përfundimisht, vendimet lidhur me krizën e imigrantëve dhe mbylljen e korridorit ballkanik në vitin 2016 dhe disa vendime të tjera me të cilat u përpoqa të mbroja shtetin dhe interesat kombëtare të Maqedonisë ka acaruar disa vende dhe më kanë tërhequr shumë kundërshtarë, si George Soros, i cili bëri shumë përpjekje dhe financime për të rrëzuar qeverinë që unë e drejtova”, ka shkruar Gruevski.


Sipas tij, akuzat janë informacione të pasakta.

“Nga ky aspekt, edhe pse nuk kam asnjë pronë në SHBA, ndjej padrejtësi të madhe sepse kam punuar me shumë ndershmëri dhe me shumë përgjegjësi duke luftuar për interesat shtetërore dhe kombëtare dhe jam përpjekur me aq sa kam mundur të mos i rrezikoj interesat e aleatët e Maqedonisë. Asnjëherë nuk kam punuar për interesa personale financiare apo materiale”, tha Gruevski.

SHBA-të kanë futur në listën e zezë Nikolla Gruevskin dhe Sasho Mijallkovin./Telegrafi/

SHBA-të fusin në listën e zezë Gruevskin dhe Mijallkovin
Lexo po ashtu SHBA-të fusin në listën e zezë Gruevskin dhe Mijallkovin

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajme
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin

FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi

Lajme
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Kalo në kategori