Abcnews.al ka zbardhur një pjesë të përgjimeve që kanë fundosur efektivët e policisë në pikën e kalimit kufitar në Morinë, të arrestuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Në bisedat telefonike të përgjuara flitet për shuma parash në këmbimi të kalimit në kufi.
Siç kuptohet nga përgjimet efektivët u merrnin lekë nën dorë qytetarëve dhe më pas ryshfetin e ndanin me njëri-tjetrin. Në një prej episodeve të përgjuara dy efektivët Halim Shehu dhe Fatri Iseberi flasin me njëri tjetrin për shumat e kërkuara dhe ndarjen e lekëve.
Nga sa kuptohet nga përgjimet e siguruara nga gazetarja Xhensila Kodra, Halim Shehu ka folur me klientin por ky i ka ofruar 150 mijë lekë, kurse efektivi nuk ka pranuar duke thënë se nuk bëhet pa 250. Këtë bisedë ai e ka ndarë me kolegun Fatri Iseberi. Ky i fundit duket se është dakord dhe me këtë shumë.
“Njëqind e pesëdhejtëshi nuk a keq. Gjendja ka degjeneru prapë (nuk kuptohet qarte) i degjenerum”, thuhet në një pjesë përgjimi për marrjen e lekëve.
Pjesë nga përgjimet të zbardhura nga Abcnews.al:
Halimi: He mik
Fatriu: A të thirri?
Halimi: Jo, hala jo
Fatriu: Se ika me ngrënë një pilaf thashë, që t’i kallzojsh
Halimi: A… sa ndalesh?
Fatriu: Po aq dhjetë minuta se… (nuk kuptohet qartë)
Gjatë pergjimit, në komunikimin e datës 14/12/2020, Fatri Iseberi komunikon me Halim Shehun e mes tyre veçohet me interes biseda si më poshtë vijon:
Fatriu: Hë
Halimi: Ka mbaru punë ai shoki…
Fatris: Jo bre vallaj
Halimi: Po vallaj. E marr në telefon unë që tash, i thashë kur të afrohesh se ja çova numrin tand, emrin… Edhe…
Fatriu: Eee
Halimi: Për besë, për besë tha, kam kenë në zbritje të Korçë tha, telefoni s’bejke me thirr… Po unë të kam thirrur dhjetë herë thashë bre… Une jam agjent doganor tha, kam kry pune… Thash, a përmend gjë emra aty? Për kokë të djalit tha jo tha s’kam përmend emrin tand hiç, veç tha se sun u lidhem me telefon. Une thashë ta lo porosi, ta lo njerin aty bre.. Edhe (nuk kuptohet qartë) un prita varja. Po veç kqyr në darkë një herë… Mos u permend gjo atyne se nuk del mire me ju thonë, po veç kqyr në darkë një herë, a po.. (nuk kuptohet qartë) a jo.
Fatriu: Tash sa…(nuk kuptohet qartë) Hajt.
Halimi: Hajt. Shumë mos me rënë në sy jo kaloj, jo kush e ka kalu, se veç ashtu…
Fatria: Jo, jo hajt…
Gjatë përgjimit, në 14/12/2020 ora 12:57:07, Fatri Iseberi komunikon me Halim Shehun e mes tyre veçohet biseda si më poshtë vijon:
Fatriu: A je kund bre?
Halimi: O mik ç’e ne Lezhë vallaj jam, me dhendër, me at (nuk kuptohet qartë) patenten. C’a bone ti?
Fatriu: Aa. Hiç vallaj, kesh t’u dal e takova at legenin. Engillin (kështu degjohet), edhe…
Halimi: Cilin?
Fatriu: Engillin, edhe… Erdh vetë bre…edhe si aj), tha u bofsh njëqind eursh. Jo or daj thash. Nuk o mirë qishtu thashë. I respektoi gjithe doganat e doganierët e u morr me ta e… Ku u’a q*va rropt. Shkova piva një kafe me të thash, qishtu nuk ban thash. Me m’u thashë, kur morrish dyqind e pesëdhjetë veç thashe hajde, ndrysh thash, jo. Tash une mirremedhe me këto, mirrem me ç’aq thashe…vete. A jo s’mundem tha, me njëqind e pesëdhjetë.
Thashë, jo.
Halimi: Njëqind e pesëdhejtëshi nuk a keq. Gjendja ka degjeneru prape (nuk kuptohet qarte) i degjenerum.
Fatriu: Jo, njeqind e pesëdhejte tha do me mbulu dhe doganiert or ti…Jo or ti thash…/abcnews.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025