I lënë në harresë për vite të tëra, pritet të nis rinovimi i sallës sportive “Partizani” në Karposh
Salla sportive “Partizani” në Karposh e cila para viteve të 90-ta ishte një nga vendet më të frekuentuara nga shkupjanet e të gjitha grup moshave, do t’i nënshtrohet një rinovimi të plotë, thonë nga Agjencia për Rini dhe sport që është bartëse e projektit.
Punimet pritet të nisin gjatë këtij muaji dhe do të përfundojë brenda tre viteve.
“Është një investim që kap vlerën prej rreth 70 milion denarësh dhe është investim që do të realizohet i ndarë në tre vite. Për këtë vit është parashikuar që për rinovimin e sallës të ndahen rreth 20 milion denarë, ndërsa shumat tjera do të ndahen në vitet në vijim. Presim që i njëjti të fillojë gjatë muajit prill. Në vazhdim e sipër është thirrja për mbikëqyrësin e projektit”, tha Amir Bilalli- zv.drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport.
Objekti aktual është në gjendje thuajse të shkatërruar, me mure të shkarravitura, xhama të thyer, dhe inventar të shkatërruar.
Banorët e Karposhit thonë se është jashtëzakonisht e nevojshme që ky objekt te rikthehet në funksion, veçanërisht siç thonë, për të rinjtë që vitet e fundit janë “peng i teknologjisë” duke lënë pas dorë aktivitetet sportive.
“Mendoj se ata që e mbyllën këtë ndërtesë dhe e lanë të bëhet vend për pëllumba bënë gabim shumë të madh. Ajo sallë është mëse e nevojshme këtu. Njerëzit gjejnë një vend për të marrë frymë aty, sepse këtu rikrijojnë”, tha një qytetar.
“Është e nevojshme akoma më shumë që të merren me aktivitete sportive, të lëvizin. Koha e kaluar këtu dhe jo në vende të tjera. Kur them në vende të tjera, besoj e kuptoni për çfarë e kam fjalën, se si mund ta kalojnë kohën ndryshe”, shprehet një qytetar tjetër.
Por, qytetarët e anketuar vlerësojnë se tre vjet për renovimin e saj janë një kohë shumë e gjatë.
“Mendoj se është shumë kohë, duhet të përpiqen që ta realizojnë më shpejt”, tha një qytetare.
“Nëse janë siguruar mjetet financiare nuk shoh arsye se përse të mos e realizojnë. Mbetet ajo shprehja “Do të bëhet, do të bëhet”, por se kur do të bëhet të jemi shëndosh e mirë”, tha një qytetar tjetër./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje
Brenda këtij viti së paku edhe 50 shërbime të reja në e-Kosova, Bislimi tregon disa nga masat në kuadër të Programit për integrim evropian
“E Djathta” publikoi një letër të pretenduar nga Palevski drejtuar ministrit Lloga
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit