LAJMI I FUNDIT:

Miliarda njerëz mund t’i bashkohen metaversit deri në vitin 2030

Miliarda njerëz mund t’i bashkohen metaversit deri në vitin 2030

Miliarda njerëz pritet ta përdorin metaversin e drejtuar nga Mark Zuckerberg deri në vitin 2030.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Zuckerberg, 37-vjeçar, mund ta gjejë vetën duke udhëhequr rreth 5 miliardë përdorues në botën e re virtuale.


Metaverse është një hapësirë dixhitale në rritje e mbushur realitet virtual dhe të shtuar, ku një ditë mund ta gjejmë vetën duke punuar, duke u shoqëruar dhe duke luajtur.

Miliarderi Zuckerberg është duke vënë bast të ardhmen e kompanisë së tij në metaverse, por është i vendosur ta bëjë atë një projekt bashkëpunues, duke e përshkruar atë si një “internet të mishëruar”.

Ekspertët jo vetëm që presin që njerëzit të dynden në platformë, ata parashikojnë se do të jetë një pjesë multitrilion dollarësh e ekonomisë botërore. /Telegrafi/