LAJMI I FUNDIT:

Paraqiten në punë disa gjyqtarë serbë në Gjykatën e Mitrovicës, të tjerët vazhdojnë me bojkotimin e punës

Paraqiten në punë disa gjyqtarë serbë në Gjykatën e Mitrovicës, të tjerët vazhdojnë me bojkotimin e punës

Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, të mërkurën, përveç stafit mbështetës, në punë janë paraqitur edhe një numër i vogël i gjyqtarëve serbë, ndërsa të tjerët po vazhdojnë me bojkotimin e punës që nga 25 marsi, pas suspendimit të kryetares së kësaj gjykate, Ljiljana Stevanoviq.

Burime të “Betimi për Drejtësi”, bëjnë të ditur se gjyqtarët serbë që janë paraqitur në punë të mërkurën, kanë vazhduar me procedimin e rasteve të natyrës urgjente.

Ndërsa, një ditë më parë, në gjykatë kanë vazhduar me punën stafi mbështetës i gjyqtarëve të komunitetit serb.


Po ashtu, edhe gjyqtarja kujdestare për javën e fundit të marsit, gjyqtarja Lidija Vuqoreviq gjatë këtyre ditëve ka kryer obligimet e kujdestarisë, në përgjithësi raste të natyrës urgjente.

Bojkotimi i punës nga ana e gjyqtarëve të komunitetit serb erdhi pasi Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin 24 marsit 2022, ka marrë vendim që ta suspendojë kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq, deri në një vendim të radhës.

Suspendimi i Stevanoviq u bë pas pjesëmarrjes së saj në takim me Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori