LAJMI I FUNDIT:

Pompat e nxehtësisë – Shijoni një mjedis jetese të rehatshëm duke shpenzuar 4 deri në 5 herë më pak energji

Pompat e nxehtësisë – Shijoni një mjedis jetese të rehatshëm duke shpenzuar 4 deri në 5 herë më pak energji

Muajt ​​e dimrit dhe moti i ftohtë sjellin rritje të kërkesës për përdorimin e energjisë elektrike. Për të përmbushur këtë kërkesë, kapacitetet e Kosovës për prodhimin e energjisë janë tejkaluar, gjë që rezulton në nevojën e pashmangshme për të importuar energji nga jashtë. Në muajt e fundit Kosova ka përjetuar një krizë energjetike e cila ka qenë pasojë e një krize që ka prekur pjesën më të madhe të botës. Pas këtij trendi, pritet që familjet të paguajnë fatura më të larta të energjisë. Megjithatë, ekziston një zgjidhje, familjet mund ta “kontrollojnë energjinë me duart e veta” dhe t’u përgjigjen çmimeve të rritura të energjisë duke investuar në teknologji efiçiente.

Investimet efiçiente të energjisë në shtëpi dhe banesa – një përgjigje e zgjuar ndaj rritjes së çmimeve të energjisë

Efiçienca e energjisë në thelb do të thotë të përdorësh më pak energji për të kryer të njëjtën punë ose për të kryer të njëjtin funksion. Është e nevojshme të dallojmë “efiçiencën e energjisë” nga “kursimi i energjisë”, pasi kursimi i energjisë nënkupton gjithmonë një formë abstenimi, d.m.th. një reduktim të vëllimit të punës, ndërsa përdorimi efikas i energjisë në familje nënkupton ruajtjen e të njëjtit nivel të cilësisë së jetesës. Zbatimi i masave për efiçiencën e energjisë, si termoizolimi, instalimi i pompave të nxehtësisë, paneleve diellore, kaldajave me pelet, dritareve dhe dyerve efikase, çon në uljen e mëtejshme të konsumit të energjisë dhe emetimeve të gazeve serrë, duke përmbushur kështu hapat drejt Planit të Gjelbër të BE-s. Gjithashtu, dhe më e rëndësishmja, mundëson kursime të konsiderueshme vjetore në para. Për shembull, duke instaluar një pompë nxehtësie në kombinim me termoizolimin e mirë të mureve të jashtëm dhe dritareve efiçiente në një shtëpi familjare, fatura e energjisë për banesën familjare prej 150 m2 do të arrijë në 80 euro, duke përfshirë dhe ujin e ngrohtë për shtëpi.

Pompat e nxehtësisë përdorin 4 deri në 5 herë më pak energji sesa sistemet tradicionale të ngrohjes

Ka shumë mundësi që kohët e fundit të keni dëgjuar për pompat e nxehtësisë, pasi instalimi i tyre në shtëpi është bërë një trend i vërtetë, për qëllime ngrohjeje dhe ftohjeje. Ka një kërkesë në rritje nga familjet që dëshirojnë të zëvendësojnë sistemet ekzistuese të ngrohjes, veçanërisht kaldajat e naftës, me sisteme më efikase, me kosto efektive dhe më të përshtatshme për përdoruesit që reduktojnë konsumin e energjisë, emetimet e CO2 dhe që sjellin kursime si të energjisë ashtu dhe të parave. Kur bëhet fjalë për ngrohjen e shtëpisë, një nga zgjedhjet më të mira që mund të bëni është të investoni në pompë nxehtësie. Këto janë pajisje të pavarura, me dy komponentë që përdorin teknologjinë e ftohjes dhe energjinë elektrike për të siguruar ngrohje dhe ftohje në shtëpi dhe ndërtesa të tjera. Kostot e ulëta të instalimit janë një arsye tjetër për të bërë zgjedhjen për të zëvendësuar lehtësisht dhe ekonomikisht një sistem ngrohjeje ekzistuese. Pompat e nxehtësisë përdorin 4 deri në 5 herë më pak energji se çdo sistem tjetër tradicional i ngrohjes. Ato ofrojnë norma jashtëzakonisht të larta të efikasitetit, kjo është arsyeja pse ato po bëhen shpejt një teknologji e preferuar për familjet jo vetëm në mbarë Kosovën, por dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.

Pse duhet të instaloni një pompë nxehtësie në shtëpinë tuaj?

Konsum i reduktuar i energjisë, më shumë para për buxhetin tuaj familjar dhe rehati e shtuar. Pompat e nxehtësisë janë një nga teknologjitë më efikase të disponueshme në treg dhe kërkojnë më pak energji për t’ju ofruar rehati të pakushtëzuar në shtëpi. Në këtë mënyrë do të shpenzoni më pak energji elektrike dhe do të kurseni para.

Ngrohje e ujit për përdorim familjar.  Pompat e nxehtësisë ofrojnë një mënyrë efikase të energjisë për të siguruar ngrohjen e shtëpisë dhe përgatitjen e ujit të ngrohtë. Pompat e nxehtësisë janë të afta të prodhojnë ujë të nxehtë deri në 60°C. Me zhvillimin e kësaj teknologjie, tashmë uji i nxehtë është i disponueshëm edhe kur temperaturat e jashtme janë shumë të ulëta (-20°C). Nuk do të keni më nevojë të keni një bojler shtesë për të pasur ujë të ngrohtë në shtëpi, pasi ai do të jetë në dispozicion për ju, gjatë gjithë kohës.

Funksionimi në temperatura të ulëta (deri në -25°C). Ndryshe nga teknologjitë e tjera, pompat e nxehtësisë janë plotësisht funksionale edhe kur temperatura e jashtme bie. Në temperatura shumë të ulëta, kur termometri i jashtëm bie në temperatura negative, tubat e lidhur me njësinë e jashtme janë projektuar për t’i bërë ballë temperaturave të ngrirjes.

Kostot e ulëta të mirëmbajtjes. Sistemi instalohet në vetëm disa orë dhe ju nuk keni asnjë detyrim tjetër përveçse të rregulloni temperaturën në shtëpinë tuaj në nivelin e përshtatshëm për ju dhe familjen tuaj.

Ku mund ta gjej mbështetjen financiare që më nevojitet për të instaluar një pompë nxehtësie ose teknologji të tjera të gjelbërta në shtëpinë time?

Programi GEFF i BERZH në Ballkanin Perëndimor siguron fonde për investimet e familjeve në teknologjitë efiçiente të energjisë. Kjo përfshin instalimin e pompave të nxehtësisë, dritareve dhe dyerve efikase, izolim termik, paneleve diellore, etj. Programi mbështet investimet e familjeve në teknologjitë e gjelbra duke ofruar një grant deri në 20% nga Bashkimi Europian. Deri më tani, Programi GEFF ka mbështetur më shumë se 13,000 familje në Ballkanin Perëndimor për përmirësimin e efikasitetit të energjisë në banesat e tyre, mbi 1,200 familje prej të cilave nga Kosova.

Programi GEFF ofron një katalog online të produkteve me efikasitet energjetik të quajtur Selektori i Teknologjisë ku mund të shikohen dhe zgjidhen pajisjet efiçiente të energjisë. Të gjitha produktet kontrohlohen dhe aprovohen nga inxhinierë të pavarur të angazhuar nga BERZH.

Në Kosovë, financimi i GEFF është i mundur përmes Institucioneve Financiare partnere në vijim: Raiffeisen Bank, ProCredit Bank, Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), Agjencioni për Financim në Kosovë (AFK) dhe KEP Trust.

GEFF në Ballkanin Perëndimor zbatohet në kuadrin e Programit Rajonal të Efiçiencës së Energjisë për Ballkanin Perëndimor (REEP Plus), financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatohet në bashkëpunim me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë. Programi i Bashkëpunimit Teknik i disponueshëm përmes kësaj linje kredie mbështetet nga Ministria Federale e Financave e Republikës së Austrisë dhe Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor.

Për më shumë informata, vizitoni faqen e GEFF në Facebook GEFF në Kosovë ose Faqen e Internetit të GEFF dhe filloni udhëtimin tuaj drejt një shtëpie efiçiente ndaj energjisë.

Artikull i sponzorizuar