LAJMI I FUNDIT:

Oda e Afarizmit të Kosovës zgjedh strukturat e reja udhëheqëse

Oda e Afarizmit të Kosovës zgjedh strukturat e reja udhëheqëse

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, me ç‘rast u prezantuan aktivitetet e OAK-ut, të arriturat, çështjet e zgjidhura dhe trajtuara si dhe raporti financiar dhe planifikimi për vitin 2022

Me rastin e pesë vjetorit Oda e Afarizmit të Kosovës, ka zgjedhur strukturat e reja udhëheqëse të saj.


Fillimisht gjatë mbledhjes së kuvendit u propozuan kandidatët për kryetarë të kuvendit të OAK-ut, kryetarë të bordit të OAK-ut dhe anëtarët e bordit.

Anëtarët e kuvendit zgjedhor të Odës së Afarizmit pas votimit unanimisht kanë vendosur, që anëtari i bordit Hamdi Malushaj të zgjidhet kryetar i ri i kuvendit të OAK-ut.

Oda e Afarizmit të Kosovës po ashtu ka zgjedhur edhe kryetarin e ri të bordit i cili njëkohësisht është edhe kryetar i OAK-ut.

Skënder Krasniqi u rizgjodh për një mandat të dytë si kryetar i Odës së Afarizmit, me vota unanime nga anëtarët e kuvendit.

Me rastin e rizgjedhjes Krasniqi ka shprehur kënaqësi dhe falënderim për besimin që i është dhënë nga anëtarët e OAK-ut, për një mandat të dytë.

Krasniqi gjithashtu ka kërkuar nga anëtarët e OAK-ut dhe bizneset e tjera që së bashku ta ndihmojnë në adresimin e çështjeve që janë në interes të bizneseve, sepse vetëm në këtë mënyrë do të përmirësohej infrastruktura e të bërit biznes, duke marr parasysh sfidat dhe ndryshimet e vazhdueshme të qeverive dhe nevojën për një reagim më urgjent, në të mirë të bizneseve.

Gjatë mbledhjes së këtij kuvendi u zgjodh edhe bordi i OAK-ut, si më poshtë:

Skënder Krasniqi (kryetar i bordit dhe anëtar), Hamdi Malushaj, Arsim Selmonmusaj, Hasan Gigollaj dhe Diamant Elshani u rizgjodhën si anëtarë të bordit të ri të OAK-ut edhe për një mandat.

Ndërsa Idriz Zejnullahu, Arben Gashi, Shyqri Bytyqi dhe Mentor Sahiti në mënyrë unanime u zgjodhën anëtar të rinj të bordit, duke kompletuar kështu edhe bordin e drejtorëve të OAK-ut me gjithsej 9 persona. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Ekonomi
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori