Të enjten nuk u morën vesh. Pajtim për pagën minimale zor se do të ketë edhe kur Këshilli Ekonomiko-Social mblidhet herën tjetër, këtë muaj, nëse nuk ndryshojnë gjërat.
Sindikalistët e refuzuan propozimin primar të qeverisë për 264 euro. Këta po duan 300 euro e më shumë, andaj do të kërkojnë nga Komisioni për Paga raport të ri.
Kryesuesi i KES-it, Atdhe Hykolli, që përfaqëson BSPK-në, thotë se po kërkojnë pagë që është e pranueshme për një punëtor në Kosovë.
Kurse një përfaqësues biznesesh habiti me deklaratën se jo 300-shi, por edhe propozimi i parë i qeverisë është i lartë.
Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve thotë se paga minimale nuk duhet të jetë më e madhe se 230 euro.
“Paga minimale nuk mund të jetë mbi 220 apo 230 euro. Por kjo pagë me vendime politike mund të lëvizë pak më lartë”, tha Shahini për Klan Kosovën.
Përplasja ne KES është joparimore, sipas hulumtuesve në institutin për politika sociale “Musine Kokalari”, pasi nuk po respektohet formula ekonomike që merr për bazë statistika nga institucionet relevante.
Propozimi për pagë minimale në Këshill kalon kur për të votojnë 2/3 e 15 anëtarëve.
Aktualisht ajo është 130 euro për personat nën 35 vjeç, kurse 170 për ata mbi këtë moshë. Paga minimale nuk është ndryshuar qe 11 vjet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Samir Mane përballë studentëve të Harvardit: Tregu i përbashkët rajonal duhet nxitur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare