Pak kush shikon veturën siç është Ford Mustang Shelby GT-500 dhe të mendojë se ka nevojë për më shumë fuqi, por duket se John Hennessey është ndër ata të paktë që mendon ashtu.
Nga Hennessey vjen një Mustang Shelby GT500 më i fuqishëm i quajtur Venom 1000, por që nuk duhet ngatërruar me modelin Venom 5, hiperveturën që është e bazuar në modelin standard të Shelby GT500, që falë disa modifikimeve i janë shtuar më shumë kuaj-fuqi duke e shndërruar në një “bishë” të vërtetë, transmeton Telegrafi.
Duke marrë parasysh faktin se shumica nuk do të kenë mundësinë të ngasin një veturë të tillë, Hennessey ka përgatitur një video se çfarë në fakt mund të bëjë Venom 1000.
Ford Mustang Shelby GT500 nga shiriti prodhues i fabrikës del me një motor 5,2 litërsh V8 që prodhon 760 kuaj-fuqi, por Hennessey e ka çuar në një nivel tjetër.
Siç edhe tregon emri i tij, Venom 1000 prodhon 1000 kuaj-fuqi. Është interesant se kompresori është ruajtur, por modifikimet e bëra i mundësuan të jetë më i shpejtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251