LAJMI I FUNDIT:

​Kërkohet paraburgim për shoferin që goditi një këmbësor dhe e barti për 15 metra nga vetura

​Kërkohet paraburgim për shoferin që goditi një këmbësor dhe e barti për 15 metra nga vetura

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit E.U., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.

Prokuroria përmes një komunikate për medie njofton se, më 19 shkurt 2022, për gjatë rrugës Kijevë, Komuna e Malishevës, drejtimi autostradë Prishtinë, duke vepruar nga pakujdesia dhe në kundërshtim me nenin 53 të Ligjit nr. 05/L-088 për Rregullat e Trafikut Rrugor, i njëjti rrezikon jetën e njerëzve dhe shkakton aksident trafiku me pasoja fatale, vdekjen e viktimës I. K.

“Përderisa i pandehuri ishte e duke drejtuar automjetin e tij, duke mos iu përshtatur shpejtësinë rrethanave dhe kushteve të rrugës, me pjesën e parme ballore të anës së djathtë e godet viktimën i cili ishte duke lëvizur në këmbë skaj rrugës, me ç’ rast viktima nga goditja e marrë bartet përpara me automjet në një distancë prej 15.70 metra dhe përplaset në tokë pa shenja jete”, thuhet në komunikatë.


Prokurori i rastit ndaj të pandehurit E.U., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 19 shkurt 2022, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori